Lajme
Dyshohet edhe në një mutacion i ri të variantit Omicron
Një burrë nga Afrika e Jugut, që doli pozitiv me variantin Omicron, u zbulua se ka një version gjenetikisht ndryshe të virusit.
Australia ka raportuar një version të ri të variantit Omicron të koronavirusit, vetëm pak javë pasi varianti i ri u zbulua në Afrikën Jugore.
Një burrë nga Afrika e Jugut, që doli pozitiv me variantin Omicron, u zbulua se ka një version gjenetikisht ndryshe të virusit. Ai tash për tash është duke qëndruar i izoluar në një hotel të shndërruar në qendër karantinimi në qytetin Brisbane.
Ministrja rajonale e Shëndetësisë e rajonit Queensland, Yvette D’Ath, konfirmoi se ky rast nënkupton që varianti Omicron tani ka dy vija të prejardhjes, të klasifikuara nga komuniteti ndërkombëtar.
Mutacioni i ri i variantit Omicron nuk e ka njërën nga gjenet që përdoren për ta identifikuar variantin, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo nënkupton se mënyra e shpejtë për ta identifikuar atë mund të mos jetë më e qasshme për t’u përdorur, shkruan Express UK.
Peter Collignon, mikrobiolog në Universitetin Kombëtar të Australisë, i tha gazetës “The Guardian”: “Nëse gjenet janë fshirë dhe nëse ka një vijë të re të prejardhjes, ku gjeni nuk është fshirë, mund të mos mendoni se është Omicron, kur në të vërtetë është”.
Ai shtoi se nën-vija e re e prejardhjes nuk paraqet variant të ri, sepse nuk është mjaftueshëm ndryshe sa i përket strukturës gjenetike. “Nuk mendoj se mund ta quani variant të ri”, tha Collignon.
Më 26 nëntor, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli variant shqetësues variantin Omicron, që fillimisht u vërejt në Afrikën Jugore. Prej asaj date, varianti është regjistruar në shumë shtete.
E-Diaspora
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës
Jeta në Austri
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare












