Lajme
Video Samiti Biden-Putin, Rusia tregon ‘vijat e kuqe’
Vetëm disa orë para një video-samiti mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Joe Biden, Kremlini paralajmëroi edhe një herë Perëndimin kundër kalimit të “vijave të kuqe” lidhur me konfliktin në Ukrainë.
“Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë askënd, por ne kemi frikën tonë dhe vijat tona të kuqe”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, të martën në komentet e raportuara nga agjencia ruse e lajmeve, Interfax.
Javën e kaluar Putin deklaroi se transferimi i infrastrukturës ushtarake të NATO-s në Ukrainë mund të përbëjë pikërisht një “vijë të kuqe” të tillë nga këndvështrimi i Rusisë.
Ai bëri thirrje gjithashtu për një marrëveshje me shkrim për t’i dhënë fund zgjerimit të NATO-s drejt Lindjes.
Raportimet për planet ruse për të pushtuar Ukrainën kanë shkaktuar së fundmi shqetësim të madh në mesin e anëtarëve të aleancës së NATO-s.
Moska i ka mohuar akuzat, ndërkohë që thotë se Ukraina ka zhvendosur më shumë se 120 000 ushtarë në kufirin me rajonet separatiste proruse të Donetsk dhe Luhansk.
E-Diaspora
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës
Jeta në Austri
-
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime Hotelet në Austri po përjetojnë një rritje masive të kërkesës: Në tre muajt e fundit të... -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare












