Lajme
Ministrat e BE-së kërkojnë mbrojtje të punëtorëve të paguar pak
Ministrat evropianë të Punës, janë pajtuar më 6 dhjetor, rreth masave që do të mbrojnë nivelin e pagave në Evropë dhe u japin punëtorëve më shumë të drejta për të kundërshtuar pagat e ulëta.
Ndonëse propozimet nuk përcaktojnë pagën minimale në nivel të Bashkimit Evropian, në momentin kur ligji hynë në fuqi do të paraqesë hap të rëndësishëm në promovimin e modelit social evropian, sidomos në shtetet e Evropës Lindore ku pagat janë të ulëta.
Shtetet anëtare të BE-së shistorikisht ishin të ndara rreth kësaj çështjeje sepse sistemi kombëtar i pagës dhe paga minimale dallojnë nga shteti në shtet, nga 312 euro në muaj në Bullgari dhe 2,142 euro në Luksemburg, bazuar në të dhënat e publikuara vitin e shkuar.
Disa shtete nordike posaqerisht janë kundër çfarëdo ndryshimi në sistemin e pagave meqë kompanitë negociojnë pagën direkt me sindikatat, pa ndërhyrjen e shtetit.
“Puna duhet të paguhet. Nuk mund të pranojmë që njerëzit të cilët japin gjithë energjinë e tyre për punë të jetojnë në varfëri dhe nuk mund t’i ofrojnë vetës standard të dinjitetshëm të jetesës”, tha Janez Cigler Kral, ministër slloven i Punës, shkruan Rel.
Kështu shtetet e BE-së me sistemin e pagës minimale detyrohen të garantojnë që niveli i pagës të përditësohet në mënyrë të rregullt e të drejtë.
Një burim nga Bashkimi Evropian tha se kompromisi i arritur është i brishtë dhe negociatorët do të jenë nën presion të mos i japin Parlamentit Evropian bazë për miratimin e këtij ligji.
Franca merr presidencën e BE-së nga 1 janari derisa dakordimi mes shteteve anëtare për nivelizim të pagave do të jetë prioritet i mandatit të saj gjashtëmuajsh.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











