Uncategorized
Shtetet e BE-së harxhuan 200 miliardë euro për mbrojtjen gjatë 2020-ës
Shtetet e Bashkimit Evropian shpenzuan rreth 200 miliardë euro për mbrojtjen në vitin 2020, por investimet e përbashkëta nga qeveritë ranë, tha Agjencia Evropiane e Mbrojtjes në një raport të hënën.
Në raport theksohet se shpenzimet totale të vendeve të BE-së, me përjashtim të Danimarkës, e cila nuk merr pjesë në projektet ushtarake të BE-së, arriti në 198 miliardë dollarë, një rritje prej 5% nga viti 2019.
Shpenzimet e mbrojtjes arritën në 1.5% të prodhimit ekonomik të 26 shteteve të BE-së, një shifër e mirëpritur për aleancën e NATO-s, të udhëhequr nga SHBA-ja, e cila ka kërkuar një objektiv shpenzimi prej 2% për aleatët e saj.
Megjithatë, raporti i Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes vuri në dukje një rënie në shpenzimet bashkëpunuese, pavarësisht një pakti të mbrojtjes të BE-së, të nënshkruar në fund të vitit 2017, në përpjekje për të bashkuar burimet dhe për t’i dhënë fund konkurrencës midis industrive të shteteve.
“Tendenca rënëse në shpenzimet bashkëpunuese evropiane është veçanërisht shqetësuese”, tha shefi ekzekutiv i Agjencisë Europiane të Mbrojtjes, Jiri Sedivy, i cili zbuloi një rënie prej 13% në prokurimin e pajisjeve të përbashkëta krahasuar me vitin 2019.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili















