Lajme
Katër kushte për hyrje në Mal të Zi
Mësohet se shtetasit malazezë dhe të huajt prej sot mund të hyjnë në Mal të Zi përmes të gjitha vendkalimeve kufitare duke treguar certifikatën digjitale, përcjell albinfo.ch.
“Personat duhet të kenë dëshmi se janë të vaksinuar plotësisht me numrin e caktuar të dozave të vaksinave kundër koronavirusit rë ri për hyrje në Mal të Zi, të lëshuara nga institucioni i autorizuar shëndetësor dhe nuk kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga pranimi i dozës së fundit të vaksinës: rezultat negativ nga testi PCR për koronavirus të ri, të lëshuar nga laboratori i regjistruar dhe jo më i vjetër se 72 orë”, theksohet në komunikatë.
Si kusht i tretë për hyrje në Mal të Zi e theksojnë posedimin e rezultatit pozitiv nga testi PCR për koronavirusin e ri, i cili është lëshuar nga një laboratori i regjistruar dhe është më i vjetër se dhjetë ditë dhe jo më i vjetër se gjashtë muaj nga dita e dhënies së këtij testi.
“Kushti i katërt i mundshëm është rezultat negativ i testit të shpejtë antigjen i Kovid-19, i lëshuar nga një laborator i regjistruar dhe nuk është më i vjetër se 48 orë”, shtohet në komunikatë.
Nëse shtetasit malazez dhe të huajt nuk i kanë këto certifikata, ndërsa kanë qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm në Mal të Zi, mund të hyjnë në Mal të Zi me caktimin e masës së karantinës ose vetizolim prej 10 ditëve.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












