Lajme
3 vlerat që kripa e detit i dhuron
Kripa natyrale e detit njihet për vlerat e saj të pafundme në shëndetin e njeriut, e sidomos në lëkurë.
Kjo kripë është e mbushur me minerale, si magnezi, kaliumi dhe kalciumi, të cilat ndihmojnë në largimin e papastërtive dhe largojnë inflamacionin.
Në këtë artikull nga AgroWeb.org do t’ju tregojmë se si të përfitoni në tri mënyra nga ky produkt natyral.
Ndiqni më poshtë të gjitha këshillat e shpjeguara hap pas hapi.
Pastron lëkurën
Nëse keni kohë që nuk bëni një pastrim fytyre, e ndjeni atë të ashpër, të mbushur me papastërti e të thatë, atëherë keni nevojë për skrab.
Skrab-i apo scrub nga anglishtja është procesi i fërkimit të lëkurës me kripë, sheqer apo ndonjë copë të ashpër për të nxjerrë jashtë papastërtitë.
Ky proces zakonisht bëhet gjatë apo pak pas dushi, kur lëkura është e butë dhe poret janë të hapura.
Kështu kripën e detit mund ta përdorni për të krijuar një skrab të shëndetshëm në shtëpi, bashkojeni me pak mjaltë.
Përzieni në një enë 2 lugë gjelle kripë deti apo kripë të trashë dhe 3 lugë e gjysmë mjaltë.
Merrni pak nga kjo masë në duar dhe fërkoni lëkurën e trupit, duke ushtruar forcë derisa të fillojë të skuqet paksa.
Ndërsa për fytyrën bëni një masazh më të lehtë, në mënyrë që të mos e acaroni lëkurën.
Kundër zbokthit
Keni probleme me zbokthin?
Kripa e detit mund t’ju vijë në ndihmë menjëherë.
Mjafton të ndani flokët në gjysmë të hidhni pak kripë tek skalpi juaj dhe të masazhoni kokën lehtë.
Kjo do të largojë gradualisht zbokthin, ndërsa në fund mos harroni të lani flokët.
Zbardh dhëmbët
Kripa mund të largojë gurëzat, papastërtitë dhe të gjitha problemet që mund të keni me ngjyrimin e dhëmbëve.
Përzieni gjysmë luge çaji me kripë deti dhe një lugë çaji me sodë buke, e më pas aplikojeni tek pasta e dhëmbëve dhe lani dhëmbët si zakonisht.
Kjo metodë pastrami nuk rekomandohet ta bëni çdo ditë, pasi mund të acaroni mishrat e dhëmbëve dhe gjithë gojën, ndaj limitojeni në 1 herë në javë./AgroWeb.org
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










