Lajme
Cilat janë variantet e COVID-19?
Prej më shumë se dy vitesh, bota po vuan pasojat e COVID-19, virusi me natyrë vdekjeprurëse i cili u përhap nga kontinenti në kontinent
Nëse në fillim të vitit 2020 kishte vetëm një variant të SARS-CoV-2, të zbuluar në Wuhan të Kinës, sot pas dy vitesh, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka konfirmuar 7 variante. I fundit, Omicron, nuk ka shumë kohë që është zbuluar, e megjithatë ka mbërritur nga Afrika Jugore në Azi dhe Evropë.
Cilat janë 7 Variantet e SARS-CoV-2?
Varianti Alpha
Prejardhja e këtij varianti është nga Mbretëria e Bashkuar. Alpha është më ngjitës se forma fillestare e virusit. Ky variant u bë lloji më dominues në disa shtete evropiane në dhjetor të 2020, deri me ardhjen e variantit Delta.
Varianti Beta
Varianti Beta u identifikua fillimisht në Afrikën e Jugut. Ashtu si varianti Alpha, edhe ky variant përhapet me shpejtësi të lartë duke qenë se është shumë ngjitës. Ky variant nuk është më aq i pranishëm në rang botëror.
Varianti Gamma
Varianti Gamma i COVID-19 shpërtheu në masë të madhe në Manaus, kryeqyteti i shtetit brazilian Amazonas. Ky variant është i ngjashëm me variantin Beta. Përgjigja imunitare për shkak të vaksinimit ose për shkak të infeksionit të mëparshëm me virusin mund të jetë më pak efektive kundër këtij varianti. Edhe varianti Gamma nuk është më shumë i pranishëm aktualisht në botë.
Varianti Delta
Varianti Delta është një ndër variantet më të njohura të COVID-19 për shkak të përhapjes dhe ngjitshmërisë së lartë. Ai u zbulua fillimisht në Indi në tetor të 2020-tës, për t’u përhapur më pas në të gjithë botën, duke sjellë një valë të re të infektimeve me këtë virus. Pavarësisht se është një variant i fortë, vaksinat kundër COVID-19 janë efektive ndaj tij. Aktualisht ky është varianti më dominant i COVID-19 në rang botëror. Ekziston edhe një degëzim i variantit Delta, AY.4.2, i cili duket se është pak më infektues se varianti origjinal nga ku buron. AY.4.2 ka pasur përhapje të lartë.
Varianti Lamda
Varianti Lamda i COVID-19 është zbuluar fillimisht në Peru, në gusht të 2020. Ky nuk është aq shqetësues sipas OBSH, megjithatë, disa sipas studimeve është më lehtësisht i transmetueshëm se varianti origjinal i COVID-19.
Varianti Mu
Mu u identifikua për herë të parë në Kolumbi në janar të 2021 dhe që atëherë janë raportuar raste sporadike nëpër botë, sipas OBSH. Mu “ka një plejadë mutacionesh” që sugjerojnë se mund të jetë më rezistent ndaj vaksinave, sipas agjencisë e OKB-së ndërsa u theksua se nevojiten më shumë kërkime për ta konfirmuar këtë.
Varianti Omicron
Varianti Omicron është varianti më i ri i COVID-19 që është zbuluar. Omicron u identifikua fillimisht në Afrikën Jugore, por ditët e fundit janë konfirmuar raste në Hong Kong dhe në disa shtete të Evropës. Ky variant duket se po përhapet më shpejt se variantet e tjera, e për këtë OBSH ka ngritur alarm për masa të forta ndaj tij. Nuk është e qartë për momentin nëse ky variant i virusit do t’i përgjigjet vaksinave anti-COVID dhe as nëse është më i rëndë sesa format e tjera të COVID. Omicron mund të identifikohet nga testet PCR. Të premten, shtetet e Bashkimit Evropian kanë mbyllur kufijtë për të gjithë udhëtarët nga 7 shtete të Afrikës jugore, si masë për të parandaluar përhapjen e variantit Omicron të COVID-19 në Evropë.
Varianti Mu dhe Lamda janë më pak shqetësues se variantet e tjera të COVID-19, sipas OBSH-së.
Fillimisht variantet e reja janë identifikuar me vendin ku zbuloheshin rastet e para, si për shembull, varianti delta përpara se të kishte një emër cilësohej rëndom si varianti indian. Për të shmangur konfuzionin por edhe stigmatizimin, OBSH ka vendosur që të gjitha varianteve të COVID t’u vendosë emra nga shkronjat e alfabetit grek.
E-Diaspora
-
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë Libri me poezi “I dashtuni im zdrukthtar” promovohet edhe në Vjenë... -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci
Jeta në Austri
-
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë Libri me poezi “I dashtuni im zdrukthtar” promovohet edhe në Vjenë... -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë













