Tematike
Me 61% Pro, pranohet bindshëm edhe nisma e infermierisë
Po-ja më e qartë deri tani rezulton në komunën Ferreyres të Kantonit Vaud: mbi 78 për qind e votuesve atje kanë miratuar kërkesën
Në një situatë pandemie dhe mungese të personelit në njësitë e kujdesit intensiv në Zvicër, 61 për qind e votuesve i thanë po nismës së infermierisë në votimin në nivel nacional që u mbajt sot.
Po-ja më e qartë deri tani rezulton në komunën Ferreyres të Kantonit Vaud: mbi 78 për qind e votuesve atje kanë miratuar kërkesën, shkruan agjencia e lajmeve Keystone-SDA. Por është interesante se edhe Jo-ja më e qartë, 62.5% ka ardhur nga një komunë e Vaudit. Fjala është për komunën Hermenches, transmeton albinfo.ch.
Si për mbështetësit ashtu edhe për kundërshtarët e nismës ishte e qartë se për sa i përket kujdesit shëndetësor kishte gjithsesi nevojë për veprim. Edhe para pandemisë Covid-19, komiteti iniciativ kishte konstatuar një mungesë të stafit infermieror të trajnuar mirë dhe të kualifikuar. Kishte ankesa se shumë nga ky staf braktisnin profesionin herët.
Kjo është arsyeja pse Shoqata Profesionale e Infermierëve (SBK) për herë të parë në historinë e saj njëqindvjeçare pati nisur një iniciativë popullore, katër vjet më parë. Politikanët nuk po gjejnë dot asnjë mjet kundër gjendjes emergjente në fushën e infermierisë, thuhej në arsyetimin e iniciativës. Fakti se popullsia po plaket është edhe një faktor tjetër rëndues.
Situata u përkeqësua gjatë pandemisë
Me pandeminë, gjendja në profesionin e infermierisë është përkeqësuar, sipas SBK-së. Aktualisht në sektorin e shëndtësisë në Zvicër ka më shumë se 11.000 vende të lira pune, 6.200 prej të cilave për stafin infermieror, transmeton albinfo.ch. Infermierët janë kronikisht të mbingarkuar, të rraskapitur dhe të frustruar.
Neni i ri kushtetues, i cili tani është miratuar, kërkon që Konfederata dhe kantonet të sigurojnë kujdes të mjaftueshëm me cilësi të lartë për të gjithë. Ata gjithashtu duhet të sigurojnë që numër i mjaftueshëm profesionistësh të kualifikuar të infermierisë të jenë në dispozicion për të përmbushur kërkesat në rritje.
Qeveria Federale duhet gjithashtu të nxjerrë dispozita për kushtet e punës në spitale, shtëpi pleqësh dhe në organizatën Spitex. Në favor të kushteve më të mira të punës, ajo duhet gjithashtu të sigurojë që shërbimet e kujdesit të paguhen në mënyrë adekuate. Kërkohen gjithashtu kushte për zhvillimin profesional të infermierëve.
Së fundi, infermierët duhet të jenë në gjendje që disa shërbime infermierore t`i mbulojnë vetë dhe drejtpërdrejt me sigurimin e detyrueshëm shëndetësor ose sigurime të tjera shoqërore, përcjell albinfo.ch. Sot ata mund të faturojnë vetëm për shërbimet që janë urdhëruar nga mjeku ose mjekja.
Nenet e ligjit për zbatimin e nismës duhet të kalojnë nga Parlamenti në katër vitet e ardhshme, pra deri në fund të nëntorit të vitit 2025. Por edhe para kësaj, përkatësisht brenda një viti e gjysmë, Këshilli Federal duhet të bëjë diçka në lidhje me mungesën e personelit infermieror.
Iniciativa është mbështetur nga shoqata mjekësore FMH. Partia Socialdemokrate (SP), të Gjelbërit, Liberalët e Gjelbër dhe EPP kishin miratuar sloganin, ndërsa Partia e Qendrës (Mitte) kishte vendosur të lejonte anëtarësinë për të votuar lirisht.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












