Lajme
Osmani e Kurti, homazhe në Prekaz: Përulemi para atyre që sakrifikuan për liri, pavarësi e bashkim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti dhe kabineti qeveritar kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Osmani tha se janë këtu për të nderuar sakrificën e brezave të shumtë që frymoi me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912.
“Sot e filluam ditën te komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari për të nderuar sakrificën e tyre. 28 nëntori përveç simbolikës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe rëndësisë historike të ngritjes së flamurit, është edhe data kur ka lindur komandanti Adem Jashari dhe datë dalja e UCK-së dhe të gjitha këto i japin kuptim më të madh festave të nëntorit. Duke nderuar sakrificën e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë tonë, i uroj shqiptarët gjithandej për këtë festë tonën të përbashkët, duke shpresuar që një ardhme e ndritur e pret Republikën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë”, tha Osmani.
E kryeministri Albin Kurti tha se 28 nëntori është datë themelore e identitetit kombëtar shqiptar.
“Unë i bashkëngjitëm urimit të presidentes. 28 nëntori është datë themelore e identitetit kombëtar shqiptar. Prej Skënderbeut në Krujë, Ismail Qemailit në Vlorë e Adem Jasharit në Prekaz, kjo është një ditë që na mbush me gëzim, por edhe përgjegjësi, për të zhvilluar vendin tonë, për të shtuar demokracinë janë më të rëndësishme se kurrë më parë.
Me këtë rast përkulemi dhe nderojmë ata që sakrifikuan dhe u flijuan për liri, pavarësi e bashkim”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











