Lajme
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nis patrullimin në Gllogjan
Në kërkim të autorit të vrasjes së trefishtë,
Një numër i madh i pjesëtarëve të Njësisë Speciale me armë të gjata sapo kanë arritur në fshatin Gllogjan të Deçanit, ku do të patrullojnë në kërkim të autorit të vrasjes së trefishtë.
Këta pjesëtarë janë në afërsi të vendit të ngjarjes, ku ndodhi sulmi i mbrëmshëm me armë ndaj një autobusi me udhëtarë, ku mbetën 3 persona të vrarë e 1 i plagosur rëndë.
Autobusi ndaj të cilit u krye sulmi vazhdon të rrijë në vendin e ngjarjes, ku ka ndodhur sulmi, në fshatin Gllogjan, raportojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Policia e Kosovës është duke patrulluar me qen.
Policia e Kosovës ka kryer ekzaminimet e nevojshme hetuese në autobus mbi këtë rast.
Autori i vrasjes makabre vazhdon të jetë në arrati.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, i ka dhënë ultimatum vrasësit të tre personave në Gllogjan të Deçanit që të dorëzohet sa më shpejt në polici.
Sveçla në një konferencë për media tha se kanë vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet që të zbulojnë këtë rast.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se janë duke marrë shumë informacione të ndryshme dhe kanë rreth tri pista hetimi në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi të premten mbrëma në Gllogjan të Deçanit.
Mehmeti u shpreh se është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe se janë angazhuar ekspertë të niveleve të ndryshme për të ekzaminuar provat dhe vlerësuar informacionet e shumta që po marrin.
Sahide Gashi, prokurore e rastit të mbrëmshëm në Gllogjan, ku u vranë tre persona, në mesin e të cilëve edhe dy nxënës, tha se deri tani nuk ka informata të reja për rastin, por bëri të ditur se janë duke intervistuar shumë persona dhe çdo dëshmitar okularë, si dhe kanë bastisur një shtëpi.
Ajo në një prononcim për media tha se në orët e mëngjesit kanë bastisur një shtëpi në Gllogjan, por që nuk ka rezultuar me ndonjë provë apo identifikim të kryesit apo kryerësve të mundshëm.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










