Kosova
A po bën Spanja kthesë historike në raport me Kosovën?
Gazeta spanjolle “The Objective” thotë se kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, është duke përgatitur një kthesë historike sa i përket pozicionit të Madridit zyrtar lidhur me Kosovën.
Sipas kësaj gazete, një lëvizje e tillë do të nënkuptojë edhe pranimin de-fakto të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Raportimin e saj “The Objective” e mbështet te burime diplomatike, të cilat thonë se fillimisht Spanja pritet të hapë një Zyrë Tregtare dhe Kulturore në Prishtinë. Një veprim i tillë do të bëhet duke ndjekur modelin e Franco-s me BRSS-në, pra pa nënkuptuar njohjen e plotë.
Më pas hapat e tjerë. Megjithatë, burime diplomatike nga Zyra për Informim Diplomatik i kanë thënë gazetës se këto opsione nuk janë në tryezë për momentin, pasi të tjera ide janë duke u studiuar. Lidhur me çështjen e njohjes së Kosovës nga Spanja foli më herët Sekretari i Shtetit për BE-në, Juan Gonzales-Barba, i cili tha se Spanja nuk do ta njohë në rrugë diplomatike Kosovën përsa kohë nuk ka një marrëveshje mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Megjithatë, për të parën herë ai i hapi derën bashkëpunimit me institucionet e Kosovës. Ai deklaroi hapur se Spanja dëshiron të jetë më e përfshirë në rajon dhe një strategji e tillë do të ishte e çalë nëse vazhdohet me injorimin total të Kosovës.
“Duhet bërë disa marrëveshje kompromisi dhe ne jemi duke shqyrtuar pikërisht disa forma për këtë”, është shprehur ai.
Gonzalez-Barba shtoi se vendimi i Spanjës “do të merret shpejt dhe do të bëhet publik”, duke nënkuptuar se një hap diplomatik është i pashmangshëm.
E-Diaspora
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions













