Shqipëria
Qeveria e Shqipërisë merr 650 milionë euro borxh
Bëhet e ditur se Shqipëria ka finalizuar marrëveshjen për marrjen e huasë së katërt në tregjet ndërkombëtare, duke emetuar Eurobondin e ri 10-vjeçar. Republika e Shqipërisë doli në tregjet ndërkombëtare financiare me një obligacion ndërkombëtar të ri 10-vjeçar në vlerën prej 650 milionë €, me një kupon prej 3.50%, me interes 3.75%, përcjell albinfo.ch.
Procesi u drejtua nga zv. kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimi. Referuar njoftimit zyrtar të qeverisë, investitorët kanë shprehur interes në ofertat, të cilat që kaluan 1.8 herë vlerën e kërkuar. Qeveria vlerëson se ky ishte një test real për ekonominë shqiptare, që rikonfirmon besimin e tregjeve në qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare edhe në kohë të vështira, pas goditjes së tërmetit dhe pandemisë.
Kjo është hera e katërt që Shqipëria u drejtohet për hua tregjeve ndërkombëtare të kapitalit, duke pasuar emetimet e mëparshme të realizuara në vitin 2015 dhe 2018 dhe 2020. Edhe kësaj radhe u arrit financimi me po të njëjtin kupon si në vitin 2020, por këtë herë me një afat maturimi 10-vjeçar. Marrja e e kësaj huaje e rrit nivelin e borxhit publik në vend në mbi 80 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












