Lajme
Pasqyra me Covid në Zvicër, Austri dhe Gjermani
Gjendja aktuale në këto tre shtete
Zvicra, me rritje të rasteve
Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë bërë të ditur se Zvicra ka rritje të dukshme të infeksioneve, por pavarësisht kësaj, situata është ende e mirëmenaxhuar, shkruan albinfo.ch.
Statistikat e fundit tregojnë se Zvicra që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë 929,025 infektime gjithsej, ndërkohë që gjatë 24 orëve, u raportuan 5981 infeksione të reja me Covid.
Sidoqoftë, përkundër numrit të të prekurve, në Zvicër nuk ka ende masa të reja lidhur me frenimin e infeksioneve.
Në Zvicër në tërësi, janë administruar 104,689 doza,
Gjermania, me rekord infeksionesh
Nga ana tjetër, Gjermani po ashtu ka rritje rekorde të numrit të infektimeve me Covid-19. Autoritetet shëndetësore gjermane bëjnë me dije se situata është e menaxhuar, por numri i madh infektimeve është tejet shqetësuese, shkruan tutje albinfo.ch.
Sipas të dhënave nga Gjermania, 5,108,904 persona janë infektuar që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, dhe se numri i viktimave ka arritur në 98,660 persona, transmeton tutje albinfo.ch.
Ndërkohë, instituti “Robert Koch” raportoi 52.826 raste të reja me Covid-19.
Austria, me masa kufizuese
Edhe në Austri numri i infektimeve me Covid -19 ka shënuar rritje të dukshme.
Të dhënat e fundit tregojnë se ky shtet që nga fillimi i pandemisë e deri tani numri total i infektimeve është 996,320 persona, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar +14,416 raste të reja me Covid.
Gjatë kësaj jave, në Austri janë futur disa masa të reja lidhur me të pavaksinuarit.
Shkalla e vaksinimit në Austri është 64.4 për qind, vetëm pak më e ulët se ajo e Zvicrës, 64.8 për qind.
Me aplikimin e masave të reja kufizuese personat e pavaksinuar mbi 12 vjeç e kanë të ndaluar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Ata mund të dalin vetëm për aktivitetet bazike, të shkojnë në punë, të kryejnë blerje të domosdoshme, të ecin ose të shkojnë të vaksinohen.
Masat kundër të pavaksinuarve fillimisht do të zgjasin 10 ditë. Personat e pavaksinuar mund të gjobiten deri në 1,450 euro nëse shkelin kufizimet.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













