Lajme
Cili është dallimi mes pilulave anti-Covid Pfizer dhe Merck?
Cila prej dy pilulave ka më shumë efekt?
Kompanitë Pfizer dhe Merck kanë krijuar pilula antivirale, të cilat kanë treguar efekt premtues në testimet e të rriturve të infektuar me koronavirus, që rrezikojnë të sëmuren rëndë.
Të dyja ilaçet janë duke u analizuar për të kuptuar nëse mund të parandalojnë infektimin e njerëzve të ekspozuar në këtë virus, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Cila prej dy pilulave ka më shumë efekt?
Të dhënat nga testimet e dy kompanive sugjerojnë se Pfizer ka pilulë me më shumë efekt, ndonëse të dhënat e plota nuk janë publikuar ende.
Pfizer ka thënë të premten, më 5 nëntor, se rezultatet e testimeve tregojnë se pilula e saj ka zvogëluar për 89 për qind shtrirjen në spital apo vdekjen nga COVID-19 – sëmundja që shkakton koronavirusi – te pacientët që kanë pasur rrezik të sëmuren rëndë.
Terapia me pilulë atyre u është dhënë për tri ditë ose pesë ditë sa kanë qenë me simptoma.
Merck, në anën tjetër, ka thënë më 1 tetor se pilula e saj zvogëlon për 50 për qind rrezikun për sëmurje të rëndë, nëse terapia merret për pesë ditë.
Kompania nuk ka ofruar të dhëna rreth terapisë për tri ditë.
Pilula e Pfizerit ka emrin Paxlovid. Pilula e Merckut ka emrin Lavgevrio në Britani, ku është miratuar për përdorim.
Pse janë të rëndësishme këto ilaçe?
Ndonëse një numër vaksinash janë të qasshme në gjithë botën për të parandaluar infektimin, përfshirë edhe atë të krijuar nga Pfizer, ende ekzistojnë trajtime të kufizuara për personat veçse të infektuar me këtë virus.
Aktualisht, pacientët me COVID-19, të cilët nuk janë shumë të sëmurë për t’u shtrirë në spital, mirëpo rrezikojnë të sëmurën shumë, mund të trajtohen me terapi të antitrupave.
Si funksionojnë këto ilaçe?
Të dyja pilulat duhet të merren për pesë ditë.
Regjimi i Pfizerit është tri pilula në mëngjes dhe tri të tjera në mbrëmje.
Merck, ndërkaq, ka thënë se katër pilula duhet të merren në mëngjes dhe katër të tjera në mbrëmje.
Pilula e Pfizerit bllokon një enzimë që i duhet koronavirusit për t’u shumëfishuar.
Pfizer ka thënë se për shkak që ilaçe shënjestron pjesën e virusit që është kyçe për shumëfishim, atëherë patogjeni nuk mund t’i rezistojë trajtimit.
Pilula e Pfizerit është duke u dhënë në kombinim me ritonavir, një tjetër antiviral që rrit aktivitetin për bllokim të proteinës, por mund të shkaktojë efekte anësore gastrointestinale dhe të ndërhyjë në ilaçet e tjera.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin










