Kosova

Kërcënohet Albin Kurti, njësia speciale e Policisë shkon te shtëpia e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë kërcënime.

Burime të kallxo.com thonë se për shkak të kërcënimit janë forcuar masat e sigurisë për shefin e Qeverisë.

Në mesin e këtyre masave të sigurisë është edhe dërgimi i Njësisë Speciale te shtëpia ku banon kryeministri.