Lajme
50 franga për vaksinim, kantonet kritikojnë qeverinë zvicerane
Javën e kaluar, ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, njoftoi se për të inkurajuar më shumë njerëz të vaksinohen, kuponë prej 50 frangash do t’i jepen kujtdo që bind një person të vaksinohet.
Megjithatë, disa kantone kanë kritikuar tashmë masën e propozuar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa ata pajtohen se nevojiten përpjekje të mëtejshme për të rritur shkallën e vaksinimit në Zvicër, kjo nuk duhet të bëhet përmes “stimujve financiarë, por në bazë të konsideratave shoqërore dhe shëndetësore”, thanë autoritetet e St. Gallenit.
Neuchâtel dhe Glarus gjithashtu e kundërshtojnë këtë masë.
“Për arsye etike dhe praktike, ne refuzojmë me forcë çdo pagesë për një akt shëndetësor”, vuri në dukje qeveria e Neuchâtel. “Do të krijonte një precedent shumë problematik, i cili mund të hapte derën për komercializimin e dhurimit të organeve, dhurimeve të gjakut etj.”
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














