Maqedonia
Pensionet e “harruara” të shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Zvicër
Në ditët e sotme, konsideroj se ligji i sigurimeve shoqërore në Zvicër meriton një reflektim në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e punëtorëve nga Maqedonia e Veriut, pa harruar edhe ata punëtorë që kanë shtetësi të dyfishtë.
Në të vërtetë, në Zvicër sipas statistikave, ka përafërsisht 55,000 shtetas nga Maqedonia e Veriut. Herët apo vonë, me moshën që do të kenë, kur të vijë koha, ata do të kalojnë në pension apo do të pranohen në sigurimin pensional. Me të drejtë, ata do të duhet të aplikojnë për pension pleqërie, sipas ligjit për sigurimin e pleqërisë dhe të mbijetuarve (AVS), në Zvicër, mosha e zakonshme e pensionit është 64 vjet për gratë dhe 65 vjet për burrat, pavarësisht nëse ata zgjedhin të qëndrojnë në Zvicër apo të shkojnë në vendin e tyre të origjinës.
Kështu, për të pasur një mbrojtje sociale të denjë, siç e thotë emri, do të jetë e nevojshme që të gjithë puntorët e djeshëm dhe të moshuarit e sotëm të aplikojnë për pension në mënyrë që të bëjnë një jetë të mirë si ajo që kishin më parë, kur ishin në marrëdhënie pune. Në mënyrë që ata të jenë në gjendje të kërkojnë të drejtat e tyre, mjafton të zbatohen dispozitat ligjore që rrjedhin nga marrëveshja e sigurimeve shoqërore e vitit 2002 midis Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës.
Sidoqoftë, ajo që është e sigurt, autoritetet duhet t’i informojnë këta punëtorë për të drejtat e tyre, sepse të paktën ata kanë të drejtë të informohen për kontributet e tyre të paguara në fondin e sigurimit të pleqërisë dhe të mbijetuarve.
Por, gjitashtu, ata kanë të drejtë edhe për një pension zviceran, natyrisht nëse nuk e kanë tërhequr kapitalin e tyre të grumbulluar. Rastësisht, në rast se shuma e kontribuar është më pak se 10% se pensioni i zakonshëm zviceran, ato mund të rimbursohen me një shumë të vetme, ndërsa nëse shuma e kontribuar është më e lartë se 10% më e ulët se 20% se pensioni i zakonshëm i plotë zviceran, ata mund të zgjedhin ose të rimbursohen në një shumë të vetme ose të aplikojnë për një pension të pjesshëm të pleqërisë zvicerane. A dinë ata si të veprojnë? Argumentësisht është marrëveshja e sigurimeve shoqërore midis Zvicrës dhe Maqedonisë së Veriut që u vjen në ndihmë, duke përshkruar se si të veprohet.
Kështu, shtetasit e Maqedonisë së Veriut, ish-punonjës në Zvicër, që janë në numër jo pak e që ndihen të harruar, duke banuar në vendin e origjinës mund të aplikojnë për një pension të moshës tek organizmat nacionale ndërlithëse dhe të kontaktakteve. Këto organizma, të vendosura në Gjenevë dhe Shkup, janë në dispozicion për të gjithë ata që janë këthyer në vendin e tyre të origjinës për arsye të panjohura. Për ta bërë këtë, një kërkesë duhet t’u bëhet organizmave përkatëse nga ana e palëve të interesuara.
Nga ana e tyre, organizmat ndërlidhëse dhe të kontakteve janë aty për të ofruar shërbime të mira për njerëzit dhe për t’i mbështetur ata në përpjekjet e tyre. Në veçanti, ata duhet të kenë një vullnet të mirë për të zbatuar konventën e sigurimeve shoqërore në fuqi, për më tepër, për shkak se maksima latine “pacta sunt servanda” i detyron ata!
Autor: Abdulah Ahmedi, PhD
E-Diaspora
-
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë Ekspozita organizohet me rastin e 1 Qershorit dhe sjell krijimet artistike të nxënësve të mësimit plotësues... -
Nga 1 qershori, aviokompanitë përfitojnë deri në 6 euro për çdo mërgimtar që sjellin në Kosovë -
Poloni
Pianistja kosovare Lule Elezi mban recital në Pallatin mbi Ujë në Varshavë -
Si mund të mësojë Tirana nga përvoja e Zvicrës në menaxhimin e ujërave të ndotura dhe atyre atmosferike? -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri»
Jeta në Austri
-
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker Një 23-vjeçar nga fshati Saraqinë i Tetovës ka humbur jetën në Austri, teksa trupi i tij... -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri












