Kosova
Kurti takon zyrtarët e BE-së, flet me ta rreth reciprocitetit me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në margjina të Samitit BE-Ballkani Perëndimor sot në Brdo të Sllovenisë, takoi shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell.
Borrell deklaroi se mirëpret arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat e automjeteve.
Ai tha se kjo do të duhej të shërbente si momentum i ri për të përshpejtuar arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare si rezultat e dialogut.
Kurti ndërkaq tha se reciprociteti do të jetë parimi mbi të cilin do të bazohen veprimet e shtetit të Kosovës.
Ai e njoftoi sërish Borrell për pengesat jo-tarifore që Serbia u bën prodhuesve kosovarë, siç ishte rasti më i fundit me kamionin që u bllokua, ndonëse po kalonte vetëm transit nëpër territorin e Serbisë.
Të dy u pajtuan se dialogu është platforma përmes së cilës palët arrijnë t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














