Kosova

Vrasje në Pejë, dyshohet se i vrarë mbeti kandidati për kryetar komune

Në qytetin e Pejës, në Kosovë, dyshohet se dy persona janë vrarë

Mediat raportojnë se sonte te Shkolla Ekonomike në Pejë dy vëllezër janë qëlluar për vdekje.

Burime të gazetës “Epoka e re” bëjnë me dije se i vrarë ka mbetur Astrit Ademaj, kandidati për kryetar të Komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Dyshohet se Ademaj është vrarë së bashku me vëllanë e tij.