Kosova
Vitia: Doza e tretë e vaksinës, do të jetë e nevojshme
Edhe doza e tretë e vaksinës do të jetë e nevojshme në shtetin e Kosovës. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se situata me Covid-19 është e rëndë, pavarësisht rënies së rasteve, transmeton albinfo.ch.
Në konferencën për medie, pas mbledhjes së qeverisë, Vitia ka thënë se kanë hartuar planin për ngritjen e kapaciteteve për spitalet fushore.
“Bazuar në ditët e fundit besojmë se kjo nuk do të jetë e nevojshme. Ne kemi përfunduar edhe rekrutimin e personelit shëndetësor”, ka thënë ai.
Krahas kësaj, ministri i Shëndetësisë bëri thirrje për vaksinim.
“Në stoqet tona kemi mbi 600 mijë vaksinave të sigurta, prandaj qytetarët duhet të vaksinohen”, tha ai.
E në bazë të analizave të IKShPK-së, Vitia ka thënë se do të jetë e nevojshme vaksina e tretë për çka kanë filluar edhe negocimin për blerjen e 1 milion vaksinave të tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së













