Kosova
Kosovë: 171 persona vdesin nga koronavirusi brenda një jave
Më 30 gusht, Instituti Kombëtar publikoi raportin 24 orësh dhe njoftoi se 20 persona kanë humbur jetën nga COVID 19-të. Në mesin e tyre dy qytetarë të moshës mes 40 dhe 50 vjeç.
Shifrat e të vdekurve u rriten një ditë më pas.
Të martën njoftimet zyrtare bëjnë me dije se 26 persona vdiqën nga virusi.
Grafikoni i viktimave nga COVID-19 të mërkurën shënoi ulje të vogël duke regjistruar kështu 22 vdekje. Mirëpo mosha e të vdekurve ishte edhe më e re. Njëri prej tyre ishte rreth të tridhjetave.
Dhjetë kufoma më shumë sesa e mërkurën kishte të enjten.
Gjithsejtë 32 jetë të humbura vetëm brenda 24 orëve.
Të premten, sërish shifra të mëdha të viktimave nga COVID. 26 persona nuk arritën t’i mbijetojnë koronavirusit. Në mesin e këtyre viktimave kishte të rinjë nga mosha 20 e sipër.
Edhe e shtuna u kthye në ditë zie për 21 familje kosovare. Viktimat u takonin moshave kryesisht të reja.
Një viktimë ishte mbi 20 vjeç, një mbi 40 vjeç e 5 të tjerë në mes moshave 50-59.
Dita e fundit e kësaj jave ishte po aq e rëndë si të tjerat.
Të dielën nga Covid-19 humbën jetën 24 persona.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













