Kosova
Kosovë: Qeveria mbështet opozitën në propozimin për shkurtimin e fushatës
Propozimi i opozitës në Kosovë për shkurtimin e fushatës zgjedhore për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve duket se po gjen mbështetje nga partia shumicë, Vetëvendosje, e cila e udhëheq Qeverinë e Kosovës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, për Klankosova ka deklaruar se sikurse në Qeverinë Kurti 1 ata janë të hapur për bashkëpunim.
Madje, ai e ka ripërsëritur edhe një herë deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se bashkëpunimi nënkupton edhe mospengimin e përpjekjeve të qeverisë për menaxhimin e pandemisë.
“Ne mbështesim propozimin që fushata zgjedhore të jetë sa më e shkurtër, varësisht nga rekomandimet e IKShPK-së. Beteja me pandeminë është betejë e përbashkët, sepse të gjithë përballemi me të njëjtin rrezik, pa dallim. Prandaj, sikurse në Qeverinë Kurti 1, ne jemi të hapur për bashkëpunim. Por, siç ka deklaruar dje ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkëpunim është edhe atëherë kur nuk pengohen përpjekjet e qeverisë për menaxhimin e pandemisë, edhe atëherë kur nuk përhapen dezinformata për vaksina dhe afatin e tyre, e edhe kur respektohen masat e qeverisë. Andaj, le të fillojmë nga kjo formë e bashkëpunimit”, ka thënë Kryeziu, transmeton Albinfo.ch.
Propozimi për shkurtim të fushatës erdhi nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, propozim ky që mori mbështetje më pas edhe nga dy partitë e tjera në opozitë, PDK dhe AAK.
Ligji për Zgjedhjet në Kosovë e përcakton që periudha e zgjedhjeve duhet të paraprihet nga një fushatë 30-ditore.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












