Kosova
A u tërhoq Sami Lushtaku nga kandidatura për kryetar të Skënderajt?
Raportohet se garës për kryetar do t'i hyjë Fadil Nura nga PDK-ja
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Skënderaj, Sami Lushtaku, raportohet se është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale pas vendimit të fundit të Gjykatës Supreme, e cila ia vërtetoi dënimin e shqiptuar më parë nga Gjykata.
Erfan Smajli nga dega e PDK-së në Skenderaj ka thënë se KQZ-ja ka marrë vendim se Lushtaku s’mund të certifikohet dhe se tashmë nga PDK-ja është dërguar për certifikim kandidatura e Fadil Nurës.
“Po e sigurt është që kandidati është Fadil Nura. Në orën katër do ta dërgojmë aplikacionin. Është marrë vendimi nga KQZ që nuk i lejohet Sami Lushtaku kandidatura”, ka thënë Smajli për Kallxo.com, transmeton Albinfo.ch.
Ndërkohë i kontaktuar nga Express, Lushtaku ka mohuar të jetë tërhequr nga gara për të parin e Komunës, edhe pse nga dega që drejton janë deklaruar se tashmë i kanë filluar procedurat për zëvendësimin e tij me Fadil Nurën. I pyetur nëse është tërhequr nga gara, Lushtaku ka thënë shkurt “Jo”, derisa e ka ndalë telefonin me arsyetimin se është në një takim.
Dje gjatë ditës, Gjykata Supreme e Kosovës njoftoi se ia ka vërtetuar dënimin për arratisjen nga “Burgu i Dubravës”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










