Kosova
E fotografoi në luftë, kosovarja e gjen fotografin pas 22 vjetësh
Foto e asaj kohe përshkruan vuajtjet dhe frikën e fëmijëve, të cilët po e përjetonin luftën e masakrat serbe në Kosovë
Vjollca Qerimi Hyseni ishte një vajzë e vogël 22 vjet më parë, kur fotografi i njohur kosovar, Hazir Reka, e kapi në objektivin e tij, ndërkohë që në Kosovë ishte luftë.
Foto e asaj kohe përshkruan vuajtjet dhe frikën e fëmijëve, të cilët po e përjetonin luftën e masakrat serbe në Kosovë, përcjell Albinfo.ch.
E 22 vjet pas, Vjollca ka gjetur fotografin me të cilin edhe është takuar.
“Miq të dashur, doja me e nda me juve këtë foto, që për mua është një kujtim i hidhur, po me pas këtë foto është një fat shumë i madh, e falënderoj nga zemra fotografin Hazir Reka për kontributin e tij gjatë luftës që mbas 22 viteve e kuptova që e kam një foto të tillë, po ashtu e falënderoj dajën tim, Heset Quza, që ma bëri të mundur këtë takim. Eh sa për foto nuk po foli hiq se foto fol vetë si një fëmijë e ka përjetuar luftën, e si çdo person ka kontribuar në mënyrën e vet, edhe një herë faleminderit shumë”, ka shkruar Qerimi.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













