Kosova
Kosova pranon mbi 35 mijë vaksina nga SHBA
Kanë arritur në Kosovë 35 mijë e 100 doza të vaksinës Pfizer, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes programit COVAX. SHBA-ja do të mbështesë Kosovën me gjithsej 500 mijë vaksina, ndërsa sot ka arritur vetëm kontingjenti i parë.
Në ceremoninë e pranimit të vaksinave, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, tha se muaj më parë i është drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, me kërkesën për të ndihmuar Kosovën në sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.
Arritja e vaksinave sot, Osmani tha se tregon solidaritet dhe rikonfirmon miqësinë e fortë në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
“Institucionet tonë në ndërkohë përveç kontratës me kompaninë Pfizer, siguruan edhe vaksina të tjera, por mbi të gjitha ne morëm përgjigjën pozitive nga presidenti Biden për mbi 500 mijë vaksina si donacion i ShBA-ve, kontingjenti ne parë të të cilët po e pranojmë sot, me shpresën e madhe se duke e ditur situatën e rëndë me të cilën po ballafaqohemi tani edhe kontingjentet e tjera do të vinë urgjentisht”, tha Osmani.
Thirrje për vaksinim ka bërë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili theksoi se po përballemi me një pandemi të vështirë, zgjidhja e së cilës është vaksinimi.
“Gjatë muajve të parë të qeverisjes ne e vendosëm prioritet menaxhimin e pandemisë, sigurimin e vaksinave dhe përgatitjen e nevojshëm dhe profesionale për administrimin e vaksinave. Me ritmin dhe dinamikën aktuale të vaksinimit dozat që pranuam sot do të administrohen brenda një dite e gjysmë. Pavarësisht se ne kemi filluar më së voni me procesin e vaksinimit për shkak të mungesave që i kemi gjetur, deri më tani kemi arritur të vaksinojmë 232 mijë e 993 qytetarë me dozën e dytë, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetarët e Kosovës janë dhënë 680 mijë e 101 doza të vaksinës”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











