Lajme
Vaksinimi në Gjermani me sukses, pak kundërshtues të vaksinës
Politika dhe mediat në Gjermani diskutojnë shumë për një çështje: Si të binden personat që nuk e kanë bërë ende vaksinën, që ta bëjnë dhe të imunizohen ndaj COVID-19.
Në Gjermani po vazhdon debati për privilegjet që mund të krijohen për të vaksinuarit. E gjithë kjo po bëhet që të inkurajohen ata që refuzojnë vaksinimin për t’u vaksinuar dhe për të arritur në Gjermani atë që quhet imunitet i tufës.
A do të ndihmonte përshembull që analizat e Coronës të mos ofrohen më falas, por të bëhen me pagesë?
Sipas të dhënave të Robert Koch Institut (RKI), deri më 12 gusht në Gjermani janë vaksinuar më shumë se 52,2 milionë vetë (62,8 përqind e popullsisë së përgjithshme), të paktën një herë kundër COVID-19, shkruan DW, transmeton Albinfo.ch.
Raportohet se 46,6 milionë vetë apo 56,1 përqind) janë krejtësisht të imunizuar.
Dhe kush ka bërë deri tani një vaksinë, do e bëjë tjetrën maksimumi pas gjashtë javësh duke u futur tek ata që janë imunizuar krejtësisht.
Gatishmëria për vaksinim është e madhe
Duket sikur shifrat janë të ulëta: Pak më shumë se gjysma e popullsisë. Pra, shumë më pak njerëz se synimi që ka RKI, për të krijuar imunitetin e tufës, i cili kërkon të paktën që 80 përqind e popullsisë të jetë vaksinuar.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










