Kosova
Kosova, e gatshme të strehojë afganët, kërkon verifikimin e të kaluarës së tyre
Qeveria e Kosovës është në diskutim me autoritet në SHBA për strehim e afganëve, kërkon t’iu verifikohet e kaluara
Qeveria e Kosovës ka shprehur gatishmërinë për të negociuar me SHBA-në për strehimin e përkohshëm të afganëve, të cilët po lëshojnë Afganistanin.
Luan Dalipi, shef i stafit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë për Albanian Post se janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritet amerikane për të strehuar afganët që kanë punuar me forcat amerikane.
“Që nga mesi i korrikut jemi në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore dhe ushtarake amerikane për këtë çështje të dhimbshme e të ndjeshme”, tha Dalipi.
Sipas tij, ka shumë punë logjistike e teknike, të sigurisë dhe sociale, që po i trajtojmë me kujdes.
“SHBA-ja është aleati ynë kryesor dhe partneri ynë strategjik. Gjithçka do të përmbyllet mirë”, theksoi Dalipi.
Butrint Berisha nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, thotë se strehimi i afganëve do të ishte veprim i drejtë moralisht dhe politikisht.
“Moralisht do të ishte veprim i drejtë, duke marrë për bazën historinë e shtetit dhe popullit të Kosovë që është ngushtë e lidhur me eksodin. Në momente të vështira shumë shtete kanë hapur dyert për qytetarët e ikur nga Kosova dhe është e pritshme që shteti i Kosovës, i cili tash është në anën tjetër të spektrit, të tregojë solidaritet”, potencoi Berisha, përcjell Albinfo.ch.
Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, mendon se strehimi i afganëve pa ia verifikuar të kaluarën, mund të jetë e dëmshme për sigurinë e Kosovës.
“Kush i verifikon këta persona, pasi do qëndrojnë në Kosovë e Shqipëri deri t’ju bëhet verifikimi në një interval kohor 12/18 muaj, për t’i lejuar të hynë në territorin e SHBA-së”, ka thënë Shala.
Qeveria, sipas tij, duhet të kërkojë nga Departamenti Amerikan i Shtetit një buxhet në formën e mbështetjes, “meqë ne do të luajmë rolin e “zonës neutrale të sigurisë”.
Edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar se Kosova duhet t’i strehojë afganët dhe t’i qëndrojë pranë SHBA-së.
“Kosova të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë dhe të jetë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç ishin ata pranë nesh, kur riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria”, ka nënvizuar Haradinaj.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












