Lajme
12 kilometra ose dy orë e gjysmë pritje para tunelit Gotthard
Në shumë kantone, pushimet shkollore përfundojnë të hënën dhe udhëtimet e kthimit rregullisht shkaktojnë kohë të gjata të pritjes
Siç shkruan TCS (asociacioni itransportit rrugor) në faqen e saj, trafiku aktualisht po bllokohet para të dy portaleve të tunelit rrugor, Gotthard, raporton srf.ch.
Kërkohet durim, veçanërisht drejt veriut: kolona qe bllokuar në orën 16:30 pasdite për rreth 12 kilometra, transmeton albinfo.ch. Kjo korrespondon me një kohë pritjeje prejgati dy orë e gjysmë.
Për më tepër, tuneli Gotthard është mbyllur përkohësisht në të dy drejtimet sot pasdite për shkak të një automjeti të prishur.
Siç tregohet në raportet e trafikut nga Viasuisse, hyrja në Airolo është e mbyllur. Për pasojë kemi një bllokim trafiku gjithashtu në jug, në autostradën A2: midis Amsteg dhe Göschenen kishte një bllokim trafiku pesë kilometra pasdite me një kohë pritjeje rreth 50 minuta – hyrja te Göschenen është gjithashtu e mbyllur.
Siç dihet, në shumë kantone, pushimet shkollore përfundojnë të hënën dhe udhëtimet e kthimit rregullisht shkaktojnë kohë të gjata të pritjes.
Në fundjavën tjetër, pushimet, veç tjerash, do të përfundojnë edhe në Cyrih, kantonin me më së shumti banorë ndër vende të tjera, përcjell albinfo.ch. Edhe atëherë, pritet të ketë kolonë të gjatë përpara tunelit Gotthard drejt veriut.
Për ata që duan t`i shmangen bllokimit, rekomandohet të marrin rrugën San Bernardino.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













