Lajme
Sarandë: Zbarkojnë mijëra turistë nga vende të ndryshme
Saranda po përjeton kulmin më të madh të fluksit turistik që nga fillimi i pandemisë.
Plazhet plot me pushues dhe anijet e barkat e shumta që ofrojnë lundrime në gjiret e mrekullueshme të Jonit rreth Sarandës, janë prova më e dukshme se turistët këtë vit janë shumëfishuar.
Prej kohësh qyteti jugor është kthyer në një destinacion turizmi për pushuesit nga rajoni, ku përveç atyre nga Kosova, me dhjetëra autobusë dërgojnë çdo ditë turistë nga Serbia, nga Maqedonia e Veriut, por edhe ukrainas, polakë, hungarezë etj. Çmimet për këtë arsye janë rritur ndjeshëm, veçanërisht në apartamentet për pushime. Deri në datën 20 gusht është e vështirë të gjesh një ambient të lirë.
Operatorët turistikë me anije dhe skafe janë të mbingarkuar me kërkesë nga turistët që duan të vizitojnë dhe bëjnë plazh në zonat, si Kakomeja, Krorezi apo plazhet e njohura të Ksamilit.
Pronarët e shërbimeve turistike thonë se fluksi është më i lartë se në 2019-ën dhe se po përpiqen që me anë të çmimeve të favorshme të afrojnë turistë edhe pas datës 20 gusht.
Në plazhet e Sarandës dhe të Ksamilit janë rikthyer italianët si dhe ka një numër të konsiderueshëm francezësh që vizitojnë kryesisht zonat arkeologjike.
Një pjesë e madhe e turistëve të huaj vijnë nëpërmjet linjave detare me Korfuzin. Ndërkohë në portin e Sarandës ka një numër të konsiderueshëm të jahteve që këtë herë nuk kane ardhur vetëm për t’u furnizuar me naftë. /TCH
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












