Lajme
Hapet edhe një klasë në Shkollën Shqipe Ostermundigen, Bernë
Kjo shkollë u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve kudo në Zvicër që ta përkrahin LAPSH-in dhe mësimin plotësues në shkollat shqipe
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern në Zvicër ka lajmëruar se do të hapet edhe një klasë në shkollën Rothus.
Në njoftimin e shkruar në Facebook, Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern, kanë treguar se po mirëpresin regjistrimin e nxënësve të rinjë në Klasën A nga ora 13:45 – 15:20, apo Klasën B me fillim nga ora 15:45 deri 17:20, që të dyja këto të mërkurave. Ndërsa mësimi pritet të fillon nga data 18.08.2021.
Ndryshe, kjo shkollë u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve kudo në Zvicër që ta përkrahin LAPSH-in dhe mësimin plotësues në shkollat shqipe.
Postimi i plotë nga Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern:
Të nderuar prindër dhe ju të dashur nxënës!
?Me kënaqësi ju njoftoj që hapet edhe një klasë në Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern në
Zvicër.
Mirëpresim regjistrimin e nxënësve të rinjë, që të ju bashkëngjiten nxënësve shembullorë të shkollës tonë.
Vendosni ju për fëmijën tuaj, por keni mundësinë të zgjidhni klasën dhe orarin që ju përshtatet juve dhe fëmijës tuaj.
?Në klasën A
?13:45- 15: 20, e mërkurë?
ose
?Në klasën B
?15:45- 17: 20, e mërkurë?
?Mësimi fillon nga 18.8.2021
Jemi shumë falënderues Komunës së Ostermundigenit, që na e bëri të mundur hapjen edhe të një klase në shkollën Rothus.
Humbja e gjuhës shqipe te fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë është një humbje e madhe kombëtare.
Kërkojmë nga shqiptarët kudo në Zvicër, që ta përkrahin LAPSH-in dhe mësimin plotësues në shkollat shqipe sepse bashkë e kemi obligim prindëror e kombëtar.?✏
Me respekt,
mësuese
Ida Jashari
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











