Lajme
Veturën klasike e shndërron në elektrike
Citroen DS, me vetëm një mbushje të baterisë, përshkon 224 kilometra
Bëhet e ditur se kompania Electrogenic nga Oksfordi, që është orientuar në konvertimin e veturave nga ajo klasike në elektrike, së fundmi ka prezantuar veturën plotësisht elektrike Citroen DS, e njohur ndryshe si “peshkaqeni”, përcjell albionfo.ch.
Thuhet se motori origjinal me 2.0 litra me benzinë dhe katër cilindra, është zëvendësuar me një motor elektrik që prodhon 120 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.
Të gjithë klasikët e elektrizuar që kompania i ka prodhuar, motorët e tyre akoma e bartin fuqinë në të katër rrotat me ndërruesin ekzistues manual.
Citroen DS është bërë me bateri me kapacitet 48.5 kWh, për të cilin Electrogenic thotë se siguron vozitje prej rreth 225 kilometra me vetëm një mbushje.
Përveç Citroen DS, disa prej “veprave” të kompanisë nga Oksfordi përfshijnë edhe modelet e tjera klasike si Triumph Staga, Morgan 4/4 dhe Jaguar E-Type.


Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta











