Lajme
Në Kosovë, vapë edhe javën e ardhshme
Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë me temperatura deri në 36 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga dita e hënë deri të mërkurën ka mundësi që të ketë ndryshim të motit, por jo në gjithë territorin.
“Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Indeksi i rrezeve ultraviolet (UV) mbetet i lartë, andaj qytetarët këshillohen që nga ora 10:00-17:00 të shmangin kontaktin direkt me rrezet e diellit ose të mbajnë masa mbrojtëse. Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Javën e kaluar kishte reshje në jug dhe jugperëndim të vendit, ndonëse kishte parashikime të ketë reshje edhe në pjesët tjera të territorit, por prezenca e masave të fuqishme të ajrit nga perëndimi i vendit, i ndryshuan kushtet meteorologjike duke i zhvendosur vranësirat rrëzë maleve.
Reshje shiu në formë rrebeshi kishte kryesisht në malet e Sharrit, përfshirë fshatrat e rrethit të Dragashit e deri në pjesën jugore të qytetit të Prizrenit, kurse pjesa tjetër e territorit mbeti nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik, vranësira të paqëndrueshme dhe rreze dielli.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












