Lajme
Rriten rastet e dhunës policore ndaj qytetarëve, ankohen edhe mërgimtarët
Inspektorati Policor i Kosovës këtë vit ka pranuar më shumë ankesa nga qytetarët për sjellje joprofesionale të zyrtarëve policorë.
Gjatë vitit 2021 që nga muaji janar e deri tani janë arrestuar 28 punonjës policorë dhe 65 sish janë suspenduar, ndërsa janë pranuar mbi 1 mijë ankesa nga qytetarët ndaj zyrtarëve të policisë.
Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Ekonomia Online kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hoda.
“Që nga janari deri më tani kemi pranuar mbi 1100 ankesa ndaj punës së policisë, të cilat janë trajtuar, e një pjesë e tyre janë kualifikuar si shkelje apo që kanë dyshime për vepër penale dhe një pjesë tjetër është kthyer në polici për trajtim disiplinor apo administrativ. Ka një rritje të numrit të ankesave dhe gjithashtu edhe gjatë verës për shkak të fluksit edhe të qytetarëve”.
Deri më tani kemi suspenduar 65 zyrtarë, kemi rekomanduar suspendimin për 67 zyrtarëve policorë për shkak të hetimeve penale që i kemi zhvilluar si institucion. Është një numër relativisht i lartë krahasuar me komplet vitin e kaluar e që është arrirë vetëm në këtë gjashtëmujor. Janë arrestuar 28 zyrtarë policorë për vepra të ndryshme penale, janë transferuar nga vendet e tyre gjashtë punonjës të policisë edhe ata për interes të hetimeve që janë duke u zhvilluar, po ashtu janë zhvilluar shtatë inspektime në fusha të ndryshme të policisë, ku katër prej tyre kanë qenë të jashtëzakonshme”, tha Hoda.
Me ardhjen e mërgimtarëve qarkullimi dhe lëvizja e qytetarëve është ngarkuar mjaft shumë, Hoda thotë se edhe ankesat e tyre ndaj policëve nuk kanë munguar, e që janë munduar t’i trajtojnë sa më shpejt.
“Rrugët e Kosovës me ardhjen e mërgimtarëve janë më të ngarkuara dhe ka qarkullim më të madh të njerëzve, ka edhe aksidente dhe kontakte më shumë me policinë dhe sigurisht që edhe mërgimtarët kanë ankesa ndaj policisë apo edhe gjatë lëvizjeve, ka ankesa që pranohen edhe nga ta dhe mundohemi që t’i trajtojmë sa më shpejt”, deklaroi ai.
Hoda shtoi se vazhdimisht janë duke pranuar dhe shqyrtuar ankesat e qytetareve, dhe që rritja e tyre është mjaft e madhe.
“Inspektorati në vazhdimësi i pranon dhe trajton ankesat e qytetarëve ndaj punës së policisë, qysh nga themelimi dhe edhe këtë vit kemi vazhduar me një ritëm pak më të shtuar të ankesave, dhe dy vitet e fundit ka një rritje të numrit të ankesave ndaj policisë e kjo mund të jetë edhe si vetëdijesim i qytetarëve për të paraqitur shqetësimet e tyre, por edhe një punë më e madhe e hetuesve dhe inspektorëve tanë për të trajtuar gjitha ankesat e tyre”, përfundoi Hoda për EO.
E-Diaspora
-
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali Hetimet zbardhin ekzekutimin e Francesco Diviestit, trupi i të cilit u dogj në një zonë të... -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani -
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













