Kosova
Kosovë: Kuvendi miratoi vetëm 4 ligje, nga 26 sa parashihej
Që kur nisi punën legjislatura e tetë, të zgjedhurit nga populli kanë miratuar vetëm 4 ligje, nga 26 që ishin parashikuar në procedurë
Tani kur po bëhen gati për pushimet verore dhe po i japin fund këtij sesioni parlamentar, deputetët e Kosovës nuk rezultojnë të ishin edhe aq produktivë.
Fajin për këtë sipas përfaqësuesve të Institutit Demokratik të Kosovës, që monitoron punën e Parlamentit, janë vonesat e qeverisë, në dërgimin e ligjeve para deputetëve.
“Prej agjendës legjislative që qeveria e ka parashikuar për këtë vit, që përbën 193 projektligje, prej këtyre vetëm 24 deri më tani janë proceduar në Kuvend. Kur llogarisim edhe dy nisma ligjore të deputetëve, nënkupton se deri tani në Kuvend janë proceduar 26 projektligje. Prej tyre janë të martuar vetëm katër deri tani që është fundi i sesionit. Krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020 është numër më i vogël. Në atë periudhë janë miratuar 10 projektligje, duke pasur parasysh se vitin e kaluar kemi pasur edhe krizë politike dhe shëndetësore”, thotë Agnesa Haxhiu, nga Instituti Demokratik i Kosovës, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Miratimin e kaq pak ligjeve nga kjo legjislaturë, deputetja e PDK-se, Blerta Deliu-Kodra, e konsideron si pafuqi politike të partisë në pushtet, ndonëse i ka numrat në Kuvend.
“Çfarë kemi parë brenda katër muajve, ju e dini që as 15 për qind të agjendës legjislative të parashikuar nga Qeveria Kurti nuk është përmbushur tani. Nuk presim që ajo të përmbushet as deri në fund të vitit”, shprehet Blerta Deliu-Kodra, deputete e PDK-së.
Por Vetëvendosja e ka gati justifikimin.
“Afatet janë afate dhe duhet t’i respektojmë, por s’do të kemi situata kur ka munguar shumica për t’i votuar në kuvend. Tani çdo projektligj që ka ardhur në seancë ka marrë miratimin, qoftë në lexim të parë, qoftë në lexim të dytë. Por konsideroj se sesioni vjeshtor do të jetë periudha më e ngjeshur me shqyrtimin e projektligjeve që vijnë nga qeveria dhe janë të parashikuara me planin legjislativ”, thotë Adnan Rrustemi, deputet i VV-së,
Gjatë këtij sesioni parlamentar Kuvendi i Kosovës është mbledhur 20 herë, ku janë shënuar edhe 2 interpelanca. Në mesin e katër ligjeve të miratuara, janë marrëveshja ndërkombëtare për IPA ndërmjet Kosovës dhe BE-së, plotësim-ndryshimi i Ligjit për Kodin e Procedurës Penale, plotësim-ndryshimin e Ligjit për Automjete për heqjen e homologimit dhe rishikimi i buxhetit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










