Shqipëria
Turistët zviceranë mahniten nga fshati turistik i Dardhës
Ajo çka u pëlqen më tepër është natyra dhe njerëzit, të cilët, sipas çiftit zviceran, janë tepër miqësorë dhe të gatshëm për ndihmë
Të udhëtosh me rulotë nëpër botë është emocionuese, e pikërisht këtë emocion është duke e përjetuar çifti zviceran në fshatin turistik të Dardhës.
Robert dhe Kathrin Rohbrach janë duke përshkuar gjithë Shqipërinë me rulotën e tyre, ndërkohë që shprehen se të udhëtosh në këtë mënyrë nuk është shtrenjtë, raporton Euronews Albania, transmeton Albinfo.ch.
“Fillimisht ne kemi qenë në liqenin e Shkodrës, me pas në Himarë, Ksamil, Gjirokastër, Tiranë dhe tani kemi ardhur në mal, në Dardhë. Për ne nuk është aq shpenzim, varet se çfarë ti bën, në qoftë se jeton në një rulotë, në qoftë se shkon bën pazar në një market të vogël, nuk është aq e shtrenjtë. Po e shijojmë”, thotë turisti zviceran Robert Rohrabch.
Ajo çka u pëlqen më tepër është natyra dhe njerëzit, të cilët sipas çiftit zviceran, janë tepër miqësorë dhe të gatshëm për ndihmë.
“Ju keni det, keni male, keni kanione të bukura, lumenj të bukur si p.sh., lumi i Vjosës. Natyra këtu është kaq unike. Njerëzit janë të mirë e mikpritës. Dje këtu në Dardhë, disa persona na ftuan të pinim një çaj me ta, ishim dy orë me ta, kaluam një kohë të këndshme”, tregon turisti zviceran.
“Unë i pëlqej njerëzit këtu, ata janë shumë miqësore. Natyra është shumë e bukur e për më tepër ne mund të shkojmë kudo me rulotën tonë, edhe ushqimi këtu është i mrekullueshëm. Çfarë duhet më nga jeta”, shprehet turistja Kathrin Rohrabch.
E me sa duket, ky çift do të luajë një rol promovues për vendet turistike shqiptare.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











