Lajme
Ata që refuzojnë vaksinën, t’i paguajnë vetë shpenzimet e spitalit
Parlamentari zviceran, Kurt Fluri (PLR / FDP), ka sugjeruar që atyre që nuk arrijnë të vaksinohen dhe të cilët përfundojnë në spital me Covid-19, t`u kërkohet të paguajnë për kostot e kujdesit të tyre nga xhepat personal, sipas gazetës Le Matin.
Më 21 korrik 2021 Fluri paraqiti sugjerimin përmes shtypit gjermanfolës të Zvicrës si një mënyrë për të motivuar njerëzit të vaksinohen. Ai tha se nuk mund të imponojmë drejtpërdrejt vaksinimin tek njerëzit, prandaj duhet të gjejmë mënyra indirekte për t’i motivuar ata.
Nëse dikush që ka pasur mundësi të vaksinohet nuk arrin të vaksinohet, mosveprimi i tij duhet të konsiderohet neglizhencë.
Në raste të caktuara, nëse një individ sëmuret me Covid-19, sigurimi shëndetësor nuk duhet të mbulojë koston e trajtimit, përcjell albinfo.ch.
Sipas politikanit, masa është e justifikuar. “Pa veprime të tilla ne do të detyrohemi të presim përgjithmonë për të rifituar lirinë tonë”. Fluri gjithashtu sugjeroi t’u jepet fund testeve të shpejta falas të antigjenit, të cilat lejojnë njerëzit të kenë akses në ngjarje pa u vaksinuar, diçka që Alain Berset, ministri i Shëndetësisë i Zvicrës, po e shqyrton, sipas RTS. Sidoqoftë, duke pasur parasysh se programi i vaksinimit nuk është përfunduar ende, ka kuptim të vazhdojmë të ofrojmë testin falas, tha ministri.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













