Kosova
Kosovë: Bankat aplikojnë tarifë edhe për një konfirmim të thjeshtë për vizë
Bankat komerciale në Kosovë, pothuajse për secilin shërbim bankar aplikojnë tarifa. Të njëjtat nuk po i kursejnë qytetarët as edhe për një konfirmim të thjeshtë për vizë
Të gjitha bankat që operojnë në Kosovë aplikojnë tarifë për këtë lloj konfirmimi, e çmimi për një letër konfirmim për vizë sillet prej 2 euro deri në 2 euro e 50 cent, transmeton Buletini Ekonomik, përcjell Albinfo.ch.
Banka NLB si për klientët privat ashtu edhe për ata të biznesit, aplikon tarifën prej 2.50 euro për qytetarët që duan të pajisen me një letër për konfirmim vize në ambasadë.
Në bankën Raiffeisen, ky konfirmim kushton 2.50 cent për llogaritë rrjedhëse dhe për pakot bazë brenda kësaj banke, kurse në pakot Start, Premium dhe Lux që funksionojnë brenda shërbimeve të Raiffeisen, janë të përfshira në to pagesat për konfirmimin e vizës, dhe rrjedhimisht nuk duhet ndonjë kosto extra.
Ndërkohë, Banka ProCredit e aplikon këtë tarifë në kuadër të pakos për shërbimet e përfshira në komisionin mujor për të gjithë klientët privatë të saj. Pakoja për këto shërbime në komisionin mujor në këtë bankë kushton 5 euro, në të cilën përfshihen edhe shumë shërbime tjera përpos konfirmimit për vizë.
Në Bankën Ekonomike, konfirmimi për vizë po ashtu kushton 2.50 cent, ndërsa nëse jeni pjesë e njërës prej tri pakove bazike që ka kjo bankë, posaqërisht pakos 3, që është 1.99 euro në muaj, atëherë një konfirmim për vizë është i përfshirë në këtë pako. Ndërkaq, konfirmimet extra tjera të lëshuara me kërkesë të klientit siç janë: letra rekomanduese apo qarkullimi për klientin kushtojnë 5 euro në këtë bankë.
Të njëjtën procedurë si Banka Ekonomike, ndjek edhe Banka për Biznes në Kosovë (BPB), ku konfirmimi për vizë përfshihet në tri pako të ndryshme mujore në këtë bankë, në pakon 2 për klientët individual, e cila kushton 1.99 centë, si dhe në pakot 1 dhe 2 për klientët biznesor, ku tarifa mujore e tyre është 2.99 euro, përkatësisht 3.49 euro tjetra.
Gjithashtu, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) dhe TEB banka aplikojnë çmime të ngjashme me bankat tjera në vend, prej 2.50 cent për një konfirmim të tillë.
Të njëjtën tarifë, prej 2.50 centëve e aplikon edhe banka tjetër ndërkombëtare që funksionon në Kosovë, banka turke IşBank me seli në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












