Kosova
Deklaratat e Gërvallës nxisin reagime në Kosovë
Të shtunën, Gërvalla e ka arsyetuar vonesën e Bashkimit Evropian në integrimin e vendeve ballkanike, meqë sipas saj, “Kosova dhe rajoni nuk i kanë kryer detyrat e shtëpisë"
Sekretari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka kritikuar deklarimet e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës, e cila tha të shtunën se Kosova nuk i ka kryer detyrat e saj për t’u pranuar në Bashkimin Evropian.
Gjoshi ka shkruar se këto deklarime janë me prapavijë, pasi që sipas tij, Gërvalla po mundohet ta paraqesë liberalizimin e vizave “si një sukses të Qeverisë Kurti dhe jo si karotë për lëshimet që priten në dialogun me Serbinë”.
Ai ka shtuar se kushtet për procesin e liberalizimit të vizave janë plotësuar në Qeverinë Thaçi.
“Deklarata e ministres së Jashtme, Donika Schwarz, se Kosova nuk i ka kryer detyrat e saj dhe nuk duhet të fajësohet BE-ja është me prapavijë. Shwarz po mundohet ta paraqesë liberalizimin e mundshëm të vizave si një sukses të Qeverisë Kurti dhe jo si një karotë për lëshimet që po priten në dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen finale”, ka shkruar tutje.
Edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar pas deklaratave të Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla,
Ai ka pyetur se “edhe sa kohë do të durojë kryeministri Kurti një ministre të tillë”.
“Të fajësosh Kosovën për mospërmbushje të kushteve duke ia lënë fajin asaj, e të mos e fajësosh BE-në, ku edhe zyrtarët e saj kanë thënë se janë përmbushur kriteret, por ka ‘divergjenca’ në BE, përveç se është amatorizëm politik, është edhe e dëmshme për Kosovën dhe nuk e di se edhe sa kohë kryeministri Kurti do ta durojë një ministre të tillë të jashtme”, ka shkruar ai në Facebook.
Të shtunën, Gërvalla e ka arsyetuar vonesën e Bashkimit Evropian në integrimin e vendeve ballkanike, meqë sipas saj, “Kosova dhe rajoni nuk i kanë kryer detyrat e shtëpisë”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











