Shqipëri
Kepi i Rodonit, një ndërthurje mes plazhit, aventurës, kulturës, fesë dhe historisë
Shijoni në këtë verë bukuritë që ofron Kepi i Redonit
Nëse në agjendën tuaj jeni në mëdyshje se çfarë të vizitoni këtë verë, atëherë, Albinfo.ch ju sugjeron Kepin e Rodonit. Është shumë afër Tiranës dhe Durrësit, është një vend historik dhe ka plazhe shumë të bukura në këtë vapë të nxehtë verore.
Kepi i Rodonit është monument natyre. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug.
Vlen të theksohet se Kepi i Rodonit është kepi më i madh në Shqipëri, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë krejt kepin.
Bregu i Rodonit për turistët që e zgjedhin si destinacion, ofron aventurën, hiking dhe kaone, ndërsa për të apasionuarit e historisë është kalaja.
Kalaja e Rodonit u ndërtua në kohën e Skënderbeut rreth viteve 1451-1452.
Gjithashtu, për turizmin fetar, në Kepin e Rodonit janë katër manastire katolike, ai i Shën Anastasisë, Shën Kollit, Shën Mërisë dhe ai i Shën Ndout. /Albinfo.ch


E-Diaspora
-
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës j... -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C












