Kosova
Falë bashkatdhetarëve, Kosova këtë vit pritet të shënojë 1 miliard euro të hyra
Dërgesat nga bashkatdhetarët sivjet kanë shënuar një trend rritës dhe pritet që deri në fund të vitit të arrijnë mbi 1 miliard euro
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në tremujorin e parë të këtij viti remitencat kanë arritur shumën 250 milionë euro ose rreth 60 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Përkundër krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid-19, remitencat më 2020 shënuan rritje 120 milionë më shumë se në vitin 2019.
Profesori universitar, Muhamet Sadiku, deklaron se lidhja e bashkatdhetarëve me Kosovën ka qenë gjithnjë e fuqishme dhe ka vazhduar një trend i dërgesave të mëdha, të cilat janë gati sa gjysma e buxhetit të Kosovës, respektivisht rreth 13 për qind e Bruto Produktit Vendor.
“Edhe për kundër problemeve që ka sjellë pandemia, megjithatë lidhja e diasporës me Kosovën ka qenë gjithnjë e fuqishme dhe ka vazhduar një trend i dërgesave të mëdha të cilat janë rreth 40 për qind e buxhetit të Kosovës, respektivisht rreth 13 për qind e Bruto Produktit në vend. Remitencat janë treguar burim i sigurt dhe afatgjatë i zhvillimit ekonomik të Kosovës pavarësisht se 90 për qind e remitencave shkojnë në mbulimin e konsumit familjar në Kosovë. Kjo është një strukturë e ndërtuar nga niveli i lartë i papunësisë dhe niveli i lartë i varfërisë, prandaj familjet kosovare derisa ekziston kjo situatë sociale. Parat e diasporës në një përqindje të vogël orientohen në investime për hapjen e vendeve të punës”, theksoi Sadiku, përcjell Albinfo.ch.
Ai shtoi se një pjesë e madhe e këtyre parave shkojnë në mbulimin e importit të madh, pasi Kosova i ka 2,4 miliardë euro në vit import.
Sipas studimeve të ndryshme, për orientimin e remitencave në investime, Kosova duhet të ndërtojë një mjedis biznesor të favorshëm për investitorë të huajë e nga diaspora.
Ndërsa, zëdhënësi i BQK-së Kushtrim Ahmeti thotë në një përgjigje me shkrim për KosovaPress se përgjatë muajve, janar-mars remitencat kanë arrit 243 milionë euro.
“Vlera totale e remitencave për tremujorin e parë të këtij viti (janar-mars 2021), ishte 242.9 milionë euro, që është më e lartë për 55.6 milionë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ku vlera e remitencave ishte 187.3 milionë euro”, thotë Ahmeti.
Ndërsa, kujtojmë që në mbledhjen e fundit të ekzekutivit të udhëhequr nga kryeministri Kurti është marrë vendim që të mbulohen shpenzimet e policës kufitare në vlerë deri 6 milionë euro për bashkatdhetarët.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi Pa fuqizimin e plotë të grave në tregun e punës dhe në ndërmarrësi , nuk mund... -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026) -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













