Kosova
Nëna e rrëmbyer në Gjermani dhe djali i saj u gjetën në Kosovë
Hetimet nga policia dhe prokuroria lidhur me dyshimin për heqje të lirisë janë ende në vazhdim sepse ka indikacione për autorë të mundshëm
Lajmi për rrëmbimin e saj, siç pretendohej të kishte ndodhur, kishte shqetësuar shumëkë. Më 10 qershor, një grua 34-vjeçare nga Meckenheim-i dhe djalin e saj tre-vjeçar dikush i kishte futur në një makinë dhe i kishte rrëmbyer. Një banore kishte vëzhguar sulmin e pretenduar dhe kishte raportuar në RTL.
Ndërsa të martën, pesë ditë pas krimit, nëna dhe djali i saj janë gjetur nga policia në Kosovë.
Në kuadër të masave të hetimit të gjerë kriminal nga policia e Bonit, gruaja 34 vjeçare dhe djali i saj tre vjeçar janë gjetur nga policia lokale në Kosovë të hënën (14.06.2021), shkruan rtl.de.
Nuk kishte indikacione për një rrezik aktual ose dëmtim të dy personave lidhur me këtë rast, transmeton albinfo.ch. 34-vjeçarja, për të cilën ishte thënë se ishte futur kundër vullnetit të saj në makinë, në Meckenheim më 10 qershor 2021, ka deklaruar se po qëndronte në Kosovë vullnetarisht.
Ky informacion është konfirmuar nga vetë gruaja e cila ka raportuar me telefon në policinë e Bonit pasditen e kaluar, transmeton albinfo.ch. Në këtë thirrje telefonike dhe në një thirrje pasuese me video, ajo u kishte dhënë dy detektivëve informacione për vendndodhjen e saj aktuale në Kosovë, ku po qëndronte vullnetarisht te një pjesëtar i familjes.
Hetimet nga policia dhe zyra e prokurorit publik në Bon lidhur me dyshimin për heqje të lirisë janë ende në vazhdim sepse ndërkohë, kishte indikacione për autorë të mundshëm. Por, vetë ndjekja është ndërprerë sepse vendndodhja e gruas tani dihet.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











