Shqipëria
Parlamenti i Shqipërisë dërgoi sot në “Kushtetuese” shkarkimin e presidentit Meta
Duket se Kuvendi i Shqipërisë nuk ka humbur kohë me procedurën finale të shkarkimit të presidentit Ilir Meta, përcjell albinfo.ch.
Ditën e sotme, Parlamenti pritet të dorëzojë kërkesën për shkarkimin e kreut të Shtetit në Gjykatën Kushtetuese.
Kuvendi e shkarkoi me 109 vota pro Metën më 9 qershor, me argumentin se ka kryer shkelje të rëndë kushtetuese me deklaratat e tij gjatë fushatës elektorale.
Ndërsa 7 deputet votuan kundër shkarkimit të tij.
Kjo ishte nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimorqë ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra.
Shkarkimin e presidentit Meta, Partia Socialiste e ka konsideruar si një nevojë për të “çliruar Presidencën nga një pengmarrje”. Kjo kërkesë sipas mazhorancës nuk ka ardhur me qëllim që kjo e fundit të caktojë në krye të presidencës një emër nga radhës e saj. Madje ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që ka thënë se emri i ri i Presidentit do të bëhet në bashkëpunim me opozitën.
Vetë Meta, e ka konsideruar vendimin si një veprim të maxhorancës për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit. I pyetur se çfarë do të bëjë nëse nga Gjykata Kushtetuese merr vendimin për ta shkarkuar nga detyra, presidenti Meta iu shmang përgjigjes së drejtpërdrejtë duke thënë se do të jetë në zyrë deri në vitin 2022. Presidenti shtoi se pret me shumë qetësi e durim përfundimin e procesit të ankimimeve për 25 prillit, që të bashkëpunojë me shumicën e re dhe opozitën e re.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












