Kosova
Kosova i kërkon Shqipërisë të heqë përkohësisht taksën në ‘Rrugën e Kombit’
"Është një vendimmarrje e përbashkët që turizmi nuk është vetëm një kënaqësi, turizmi është një industri shumë e rëndësishme e të dy vendeve tona, por po ashtu është një kontribuues i rëndësishëm në ekonominë dhe në buxhetet e vendeve tona", tha ministri shqiptar i Turizmit, Blendi Klosi
Kosova i ka kërkuar Shqipërisë që të heqë përkohësisht tarifën në “Rrugën e Kombit”, me qëllim për të lehtësuar barrierat penguese për turistët, që zgjedhin të kalojnë pushimet verore në bregdetin shqiptar.
Kjo kërkesë u bë nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë takimit që pati me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi. Ai shtoi se barrierat e vënë në traun e “Rrugës së Kombit” shkaktojnë vonesa të pakëndshme te turistët.
“Diskutuam edhe për hapat që pritet të ndërmerren nga ministritë tona, në mënyrë që rruga nga Kosova deri në destinacionin e tyre në Shqipëri dhe anasjelltas të jetë sa më shumë e lehtësuar, me sa më pak kontrolle apo barriera. Përfshirë këtu edhe kërkesën tonë që të gjendet një zgjidhje, të paktën e përkohshme, për eliminimin e detyrimit për të paguar për tunelin në Kalimash, për arsye se kjo po shkakton pastaj vonesa për turistët tanë, të cilët shkojnë në Shqipëri, e kjo sidomos shtohet kur kemi të bëjmë me pushime afatshkurtra gjatë fundjavës dhe jashtë sezonit”, u shpreh Bislimi, i cili shtoi se biseda kryesore me ministrin Klosi ishte promovimi i turizmit dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy shteteve, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Blendi Klosi, u shpreh se turizmi është një kontribuues i rëndësishëm për ekonominë dhe buxhetin e të dyja vendeve, ndërsa u zotua se do të bëjnë gjithçka që oferta turistike e përbashkët Kosovë-Shqipëri të jetë një realitet.
“Për të dy qeveritë tona besoj është një vendimmarrje e përbashkët që turizmi nuk është vetëm një kënaqësi, turizmi është një industri shumë e rëndësishme e të dy vendeve tona, por po ashtu është një kontribuues i rëndësishëm në ekonominë dhe në buxhetet e vendeve tona. Prandaj, do të bëjmë gjithçka është e mundur që oferta turistike e përbashkët Shqipëri-Kosovë të jetë një realitet”, tha mes tjerash Klosi.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













