Kosova
Vjosa Osmani: U bashkuam për të përkujtuar kontributin e presidentit Rugova

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me ish-presidentët e tjerë të Kosovës kanë vizituar muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës dr.Ibrahim Rugova”, në kuadër të aktiviteteve që janë mbajtur për të shënuar Ditën e Presidentit, përcjell albinfo.ch.
Presidentja tha se janë bashkuar për të përkujtuar kontributin e presidentit historik, për çka tha se i njëjti duhet përcjellë gjeneratave të reja.
“U bashkuam për të përkujtuar kontributin e presidentit historik Ibrahim Rugova. Prandaj, edhe sot, më 24 maj, siç po e shihni këtu kujtimet nga ajo ditë e vitit 1992 ku edhe votonte presidenti Rugova, u bashkuam serish për të përkujtuar këtë kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë, për popullin tonë, dhe për t’u siguruar që këtë mesazh për këtë punë, për këtë sakrificë të madhe, këtë kontribut të madh, t’i dërgohen edhe brezave të ardhshëm dhe gjeneratave të reja në mënyrë që ato të mos harrohen kurrë”, ka thënë Osmani.
E ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka kërkuar që të ky muze të pasurohet edhe me fakte të tjera, që lidhen me njerëzit që kanë dhënë kontribut, por janë vrarë nga policia e ushtria serbe.
Sejdiu: Të mos harrohen njerëzit që dhanë jetën për Kosovën
“Ekspozitat vijnë dhe shkojnë, por mban kontinuitetin dhe korrektësinë ndaj njerëzve, unë e kisha nxjerrë edhe fotografinë e Mikel Markut, pse mos të jetë ajo fotografi, pse mos të jetë një fotografi e nxënësve dhe studentëve të helmuar në fazën e parë të krizës së madhe që e fillon Kosova dhe të tjerë, por nuk them se nuk e bëni herën tjetër. Keni shumë momente për të ecur në lëvizje të ekspozitës, në zhvillim, mos i harroni njerëzit”, ka thënë Sejdiu.
Ndërsa ish-presidenti Behgjet Pacolli ka theksuar nevojën e krijimit të një muzeu që do të shpaloste faktet për gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë.
Pacolli: Kosova të ketë një muze që dëshmon të kaluarën e saj
“Kisha dashur shumë që ne këtu në Kosovë mos të harrojmë, por të bëjmë çmos me donacione prej vullnetit të mirë, kemi mundësi të bëjmë një muze, vërtetë një muze për atë çka ka ndodhur në Kosovë, ka ndodhur një gjenocid i vërtetë dhe nuk guxojmë që kjo të shkojë në harresë”, ka thënë Pacolli.
Në Kosovë sot është shënuar Dita e Presidentit, ku është nderuar presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova.
24 maji ishte shpallur Dita e Presidentit nga presidenti Ibrahim Rugova.
E-Diaspora
-
Afërdita Gashi, gruaja e parë shqiptare e diasporës që ngjit Majën Mont Blanc Maratonistja dhe alpinistja nga Zvicra shënon një arritje historike në majën më të lartë të Alpeve,...
-
Aksident tragjik në St. Gallen, humb jetën një fëmijë shqiptar 4-vjeçar
-
Zvicër: Letra e hapur e një të riu shqiptar për shfrytëzimin e të rinjve në punë
-
Valon Behrami rrëfen rrugëtimin nga Kosova në futbollin elitar në librin “Ylli i Futbollit”
-
Endriti e Natyra, dy shqiptarët që sollën inteligjencën artificiale në DEF CON 33 në Las Vegas
Jeta në Austri
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik Regjistrimet e makinave në Austri në korrik 2025 u rritën me 31.6%, të udhëhequra nga rritja...
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve