Kosova
Kosovë: Mblidhen rreth 2 mijë nënshkrime për faljen e gjobave gjatë pandemisë
Partia Socialdemokrate (PSD) organizoi një peticion për qytetarë me moton “Të Falen Gjobat e Pandemisë”.
Për dy ditë PSD ka mbledhur rreth 2 mijë nënshkrime. Ndërsa kjo parti, pas mbledhjes së 10 mijë nënshkrimeve të qytetarëve do ta dorëzojë në Kuvend një projektligj për faljen e 200 mijë gjobave të qytetarëve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Nol Nushi nga PSD tha për KosovaPress se falja e gjobave të qytetarëve dhe ndërmarrjeve nxjerr përfitues qytetarët. Nushi thotë se edhe pozita duhet të votojë këtë projektligj, pasi që votoi 11 milionë euro për rrymën e serbëve në Veri të vendit.
“Grupi prej 10 mijë qytetarëve mund të prezantojë iniciativë ligjore apo projektligj, të cilën e dorëzon në Kuvend dhe ai futet në procedura të rregullta të Kuvendit që trajtohet në seanca të radhës. Fokusi kryesor janë njerëzit pra personat fizikë, mirëpo ne i kemi fut aty edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që kategorizohen me ligjet e Kosovës, mirëpo gjobat nga 200 mijë e më shumë gjoba që janë shpërnda, 90% prej tyre janë ndaj personave fizikë. Në rast se ky ligj miratohet në Kuvend që unë besoj edhe shpresoj që do të miratohet përfitues do të jenë qytetarët kryesisht”, tha ai./KP
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










