Kosova
Gjermania deklarohet rreth ideve për ndryshim të kufijve në Ballkan
Gjermania kundërshton çdo ide apo propozim për ndryshim të kufijve në rajon, ka deklaruar të hënën në Berlin ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas pas një takimi që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
“Ky është një dokument non-paper, jo një dokument zyrtar. Ne nuk kemi nevojë të merremi më tej me të. Nuk ka pjesëmarrje të Gjermanisë, në ndonjë non-paper, nëse ka zëra për këtë, ato janë lajme të rreme. Për politikën e jashtme gjermane, baza e politikës sonë për Ballkanin Perëndimor ka qenë gjithmonë që ne të mos ndërhyjmë në kufij”, ka deklaruar Maas, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Shefi i diplomacisë gjermane ka thënë se çdo ndryshim i kufijve, kudo, do të ketë një ndikim në të gjithë rajonin dhe do të ketë pasoja negative për të gjithë rajonin.
“Këtë në të kaluarën e kemi refuzuar, edhe tani e hedhim poshtë, edhe në të ardhmen do ta refuzojmë plotësisht”, ka deklaruar Maas.
Edhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka hedhur poshtë idetë për ndarje, duke i vlerësuar të rrezikshme ndërsa ka theksuar se integrimi evropian i rajonit nuk ka alternativë.
“Maqedonia e Veriut i ka përmbushur të gjitha kriteret, e ka përfshirë 45% të legjislacionit evropian në atë vendas, 95% e politikës sonë të jashtme është harmonizuar me politikën e përbashkët të sigurisë, i kemi përmbushur kriteret ekonomike dhe politike të anëtarësimit. Prandaj nuk shohim arsye pse Maqedonia e Veriut duhet të mbetet mbrapa në këtë proces”, ka deklaruar Osmani.
Ministri i Jashtëm gjerman ka thënë se Berlini angazhohet që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mos ndahen, por t’i fillojnë paralelisht negociatat për anëtarësim në BE.
Gjatë javëve të fundit nga mediat në Ballkan janë publikuar dy dokumente të ashtuquajtura “non-papers”.
I pari është publikuar nga mediat sllovene në të cilën pretendohej se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha i ka dorëzuar Brukselit zyrtar, një non-paper në të cilën besohet të jetë thënë se procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë nuk është finalizuar.
Tjetri është publikuar nga gazeta “Koha Ditore” në Prishtinë, për të cilin është thënë të jetë hartuar nga Gjermania dhe Franca, si iniciativë për rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje përfundimtare.
Në këtë dokument thuhej se Kosova e Serbia duhet të pajtohen që të themelohet një i ashtuquajtur “distrikt autonom i Kosovës Veriore”, me kompetenca vetëqeverisëse. Ai do të përfshinte komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
“Ky dokument nuk është i vërtetë dhe nuk reflekton në asnjë mënyrë pozicionet e Gjermanisë dhe Francës”, është thënë në një përgjigje të Ambasadës gjermane.
“Non-paper”, është një term që përdoret në BE lidhur me pikat e diskutimeve që ndahen në mënyrë konfidenciale ndërmjet qeverive dhe institucioneve.
E-Diaspora
-
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë Këngëtarja me famë botërore ftoi ndjekësit të eksplorojnë Prishtinën përmes Google Maps Street View, duke prezantuar... -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill -
Kurti: Sunny Hill e ka vendosur Kosovën në hartën botërore të festivaleve -
Sunny Hill nis me spektakël, mijëra vizitorë nga e gjithë bota në Prishtinë
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor












