Kuriozitete
Ford dhe Citroen, me modele të reja
Është bërë e ditur se Ford-i ka nisur prodhimin e versionit të fundit të modelit të tij pick-up F-150, që është vetura më e kërkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, përcjell albinfo.ch.
Ky lloj i veturës është më i shituri në SHBA në 43 vjetët e fundit.

Mirëpo, Fordi shpeshherë është përballur edhe me sfida të mëdha, kryesisht nga rivalët e brendeve amerikane të veturave, siç janë General Motors dhe Fiat Chrysler.
Fordi gjithashtu po përballet me luftëra më të gjera. Kompania ka ndërruar radhët e saj ekzekutive disa herë gjatë viteve të fundit. Drejtori i tanishëm, Jim Farley, është i treti që qëndron në këtë rol që nga viti 2014, shkruan CNBC. Ndërkohë, udhëheqësi i lartë i operacioneve më të vjetra, Joe Hinrichs, i cili u konsiderua një pretendent për rolin e drejtorit, njoftoi papritur pensionimin e tij në fillim të vitit 2020.
Versioni i fundit i F-150 vjen me disa azhurnime të shumëpritura, të tilla si një opsion hidraulik i kabllove që siguron shpenzim më të mirë të karburantit dhe priza të energjisë në bord për mjetet ose elektronikën.
Nga ana tjetër, prodhuesi i veturave Citroen ka paralajmëruar modelin e ri që do të dalë në shitje shumë shpejt, i quajtur CX 5, që sipas kompanisë, do të kombinojë atributet më të mira të një veture hibride, elektrike dhe një kamionçine.
C5 X, modeli i ri kryesor i markës, do të debutojë në shfaqjen automobilistike të Shangait, i cili hapet përmes një konference për shtyp më 19 prill.
Vetura do të dalë në shitje në gjysmën e dytë të vitit në Kinë dhe në Evropë. Ai do të ndërtohet në një fabrikë të përbashkët Stellantis-Dongfeng në Chengdu dhe do të jetë në dispozicion si me benzinë, ashtu edhe hibride. Çmimi nuk është bërë i ditur.
C5 X mund të ndihmojë Citroenin t’i japë fund gjashtë vjetëve të rënies së shitjeve në Kinë.
C5 X është me të njëjtin plan si Peugeot 508 L, një version i rrallë në Kinë, me shumë hapësirë për pasagjerët në ulësen e pasme.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











