Kosova
Si i mashtronin gjermanët përmes “Call Center” nga Kosova
Për këto punë mashtruese tregon ish-punëtorja e një "call center" që u bastis nga policia e Kosovës
Një ditë pasi policia e Kosovës bastisi disa “Call Center” në Ferizaj e në Prishtinë, ku sekuestroi mbi 160 mijë euro e 6 vetura, një ish-punëtore i njërës nga këto biznese ka rrëfyer ekskluzivisht për Gazetën Infokus se si i “mashtronin” gjermanët përmes telefonit nga Kosova.
Cak kryesor i tyre ishin persona mbi moshën 65-vjeçar në Gjermani.
Përmes agjentëve të saj, të cilët duke ndryshuar identitetin e tyre me emra të ndryshëm, të punësuarit e “Wise Marketin Call” i ftonin gjermanët të blinin produktet të ndryshme.
“Gjithmonë kemi pas me thirr gjermanët, nëse rastësisht ndonjë numër ka qëllu i ndonjë shqiptari, atëherë automatikisht e kemi ndal thirrjen. Emrin e firmës e kemi prezantuar si Capwelt (emër fikiv)”, tregon ish-punëtorja e kësaj qendreje të thirrjeve, e cila nuk dëshiron të bëjë publik emrin e saj.
Për shkak të theksit të gjuhës, ajo nuk prezantohej si shqiptare para klientëve.
“Emrin e kemi bo një internacional, kjo pasi gjermanët e kanë dalluar theksin tonë që s’jemi gjerman”, tregon ajo për Gazetën Infokus.
Ajo nuk ishte e vetmja që përmes telefonit tentonte të bindte klientët e moshuar të blejnë produkte të ndryshme.
Bashkë me kolegët e saj, gjermanëve u ofronin kriptovaluta, sidomos bitcoin, aksione në firma të ndryshme, burime natyrore të naftës, ari e këmbim valutash, shkruan Gazeta Infokus.
Këtë e konfirmon edhe Prokuroria Speciale, e cila të mërkurën ka lëshuar dy komunikata rreth këtij rasti.
“Prokuroria Speciale njofton se personat e dyshuar në këtë rast kanë joshur dhe mashtruar qytetarët e ndryshëm nga Gjermania përmes platformave online “call center” duke iu ofruar për të investuar në aksione të ndryshme, si dhe në kriptovaluta që në këtë rast kanë qenë platforma fiktive dhe të dyshimtit kanë përvetësuar shuma të mëdha të hollash”, thuhej në njërën nga komunikate e Prokurorisë.
Lidhur me këtë rast 18 persona janë arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës në operacionin e zhvilluar në 17 lokacione të ndryshme në qytetin e Prishtinës dhe Ferizajit, shkruan Gazeta Infokus, përcjell Albinfo.ch.
Gjithashtu gjatë këtij veprimi policor janë sekuestruar mbi 160 mijë euro, si dhe 6 vetura.
Wise Marketing Call, është në pronësi të familjes Dervish nga Burreli i Shqipërisë, ndërsa ka pasur dy lokale në Prishtinë, njëra nga to i cili është bastisur ishte në lagjen Pejton në kryeqytet.
E-Diaspora
-
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë Kanë mbetur edhe tetë kuti për t’u numëruar nga votimi me postë, ndërsa procesi po vazhdon... -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












