Lajme
Zelanda e Re kryen afro 2 milionë testime, vetëm 70 raste pozitive
Zelanda e Re po e “eliminon” koronavirusin, vetëm 2 raste ditore
Zelanda e Re ka regjisturar vetëm 2 raste infektimi në 24 orët e fundit, sipas raportimeve nga mediat atje, transmeton albinfo.ch.
Zelanda e Re ka treguar një sukses të paparë në menaxhimin e situatës së pandemisë. Ky shtet për disa muaj me radhë regjistroi vetëm nga një rast, diçka që duket se është e vështirë të imagjinohet në krahasim me betejën e shteteve të tjera që po përballen, transmeton tutje albinfo.ch.
Njerëzit ndërkohë vazhdojnë aktivitete të tjera, si ecja në këmbë apo lëvizja me biçikletë, gjithmonë nëpër lagjet e tyre, ndërsa kanë fituar një kulturë të qëndrimit në një distancë prej disa metrash në radhë nëpër dyqane.
U deshën vetëm disa ditë që këto shenja të funksionojnë, ndërsa qëllimi i vendit është ai i “eliminimit” dhe jo ai i “mbajtjes në kontroll të virusit” që kanë sot shtetet perëndimore dhe SHBA-ja.
E këtë duket se po e arrin, pasiqë ky shtet që shumë muaj regjistron vetëm nga një rast në ditë.
Zelanda e re deri më tani ka kryer 1,880,007 testime në total dhe të infektuar që nga fillimi i pandemisë ka 2,481. Tani raste aktive janë 70 prej tyre. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














