Shqipëria
Shqipëri: Bie numri i infeksioneve me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri thotë se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 15 pacientë të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë, ndërsa nga 3001 teste të bëra, 543 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.
Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe në tri spitalet rajonale po marrin trajtim mjekësor 485 pacientë, 32 në terapi intensive, nga të cilët nëntë pacientë janë të intubuar, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Pacientët, të cilat humbën jetën nga koronavirusi janë të moshave nga 34- 82 vjeç. Qarku më i prekur në Shqipëri është ai i Tiranës, i cili kryeson si për numrin e fataliteteve, ashtu edhe për numrin e infektimeve.
Shqipëria që nga fillimi i epidemisë numëron 2060 humbje jete, kurse numri i të prekurve ka shkuar në mbi 118 mijë. Autoritetet shëndetësore kërkojnë nga qytetarët të mos neglizhojnë asnjë shenjë të ngjashme me ato të Covid-19 dhe të respektojnë masat.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












